1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Numërime pa fund - Rezultati i zgjedhjeve në Afganistan do të kërkojë akoma kohë.

Rinumërimi i fletëve të votimit të përzgjedhura rastësisht në disa zona zgjedhore ka filluar, megjithatë zgjedhësit, vëzhguesit dhe kandidatët e kanë humbur tashmë kontrollin mbi procesin e komplikuar.

default

Aktivitet tregtar në zonën e vjetër të qytetit Herat. Banorët e qytetit në kufi me Iranin kanë para dhe tregtarët bëjnë xhiro. Por politika u intereson njerëzve edhe këtu. Një pronar dyqani thotë:

"Për ne nuk ka rëndësi kush bëhet president. Por ne duam që numërimi të mbarojë sa më shpejt, me qëllim që rezultati të dalë dhe ne të mund të vazhdojmë me të ardhmen e jetës sonë."

Rinumërim i fletëve të votimit në zona zgjedhore të veçanta

Kjo mund të kërkojë akoma kohë. Rezultati paraprak ka nxjerrë Presidentin Hamid Karsai si fitues me thuajse 55 për qind. Por për shkak të akuzave për mashtrim, kryesisht kundër mbajtësit të postit, komisioni zgjedhor vendosi në fillim të kësaj jave rinumërimin e fletëve të votimit të përzgjedhura rastësisht në zona zgjedhore të veçanta dhe procesi ka filluar. Gazetari Nazir Raha e shikon këtë proces i qetë:

"E rëndësishme ishte që u bë e mundur të zhvillohen zgjedhje. Që do të kishte mashtrime, duhet të ishte marrë parasysh."

Afghanistan Wahlen

Qytetarët afganë presin që numërimi të mbarojë sa më shpejt

Në kryeqytetin Kabul do të rinumërohen thuajse 360 kuti votimi të përzgjedhura rastësisht. Ky numër përbën 10 për qind të kutive të votimit nga zona elektorale, në të cilat dyshohet të ketë patur parregullsi. Jandad Spinghar nga organizata e vëzhguesve afganë të zgjedhjeve Fefa e kritikon procesin e rinumërimit:
"Ata [vëzhguesit e zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e kandidatëve] i kanë kërkuar disa herë komisionit të ankesave për sqarime të metodave të numërimit. Si do të merren fletët e përzgjedhura rastësisht nga kutitë e votimit, si do të sillen kutitë e votimit nga provincat për në Kabul, në bazë të cilave rregullave do të bëhet rinumërimi."

Pyetje, të cilat janë vënë në pah vetëm pjesërisht dhe në një kohë të shkurtër. Rinumërimi i fletëve të përzgjedhura në mënyrë të rastësisshme është vonuar edhe si rezulatat i konflikteve të brendshme midis komisionit zgjedhor dhe atij ankimor si edhe OKB-së.

BdT Wahlen in Afghanistan

Një grua afghane duke votuar në një lokal zgjedhor në Kandahar

Rezultati mund të mos jetë përfundimtar, sepse janë depozituar ankesa të tjera

Për ecurinë e procesit dhe nëse ai është mbyllur tashmë nuk mund të mësohen akoma hollësi. Nëse rezultati i këtij rinumërimi do të jetë njëkohësisht edhe rezultati përfundimtar zyrtar i këtyre zgjedhjeve presidencile, nuk është akoma e njohur, megjithëse duket si pak e mundshme.

Edhe një herë Jandad Spinghar i organizatës së vëzhguesve të zgjedhjeve Fefa:

"Në qoftë se rinumërimi ecën keq, në qoftë se ai nuk është transparent, në qoftë se rezultati i rinumërimit për zgjedhësit dhe kandidatët nuk është i pranueshëm, atëhere legjitimiteti i presidentit të ardhshëm dhe i qeverisë së ardhshme janë tepër të dyshimta."

Asnjë nuk beson më se rinumërimi do të çojë në përsëritje të zgjedhjeve.

Shkurt përpara fillimit të rinumërimit komisioni zgjedhor njoftoi se numri i votave të pavlefshme do të shpërndahet me përqindje tek të gjithë kandidatët. Pjesa e votave të vlefshme për secilin kandidat mbetet atëhere e njëjtë. Për afganët është e qartë tashmë prej kohësh se këto zgjedhje presidenciale do të vendosen politikisht. Ky burrë në pjesën e vjetër të qytetit Herat thotë:

"Ne kemi votuar të gjithë. Por si përfundim rezultati do të negociohet nga politikanët. Dhe kështu të gjitha shënjat janë për Karsain, që ai të vazhdojë detyrën."

Autor: Sabine Mathay/Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4WR
  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4WR