1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nuk vjen erë gazi? - Si e josh Kievi Perëndimin

BE dhe SHBA akuzojnë Ukrainën për deficite në demokraci. Megjithë kritikat ata duan të ngrejnë partneritet me Kievin në fushën e energjisë. Kryesisht në nxjerrjen e gazit.

default

Stefan Füle në Kiev

Kur presidenti ukrainas Janukoviç do të shkojë të hënën më 25 shkurt në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian që mbahet në Bruksel, do të konfrontohet edhe një herë me çështjen si i trajton drejtësia ukrainase kundërshtarët politikë të qeverisë në pushtet. Ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoschenko ndodhet ende në burg. Dënimi i saj u kritikua ashpër në takimin e lartë BE- Ukrainë që u mbajt në dhjetor të 2012-ës.

Dhe megjithatë në Bruksel Janukoviçi nuk do të dëgjojë vetëm akuza. Këtë e la të kuptohet Komisari i BE-së për çështjet e zgjerimit Stefan Füle, gjatë vizitës së tij në Kiev në fillim të shkurtit. BE është e gatshme që të ndihmojë Ukrainën në modernizimin e gazsjellësit. Një projekt pilot është duke u zbatuar aktualisht me pjesëmarrjen e bankës Deutsche Bank dhe të Ferrostaal-it, ndërtuesit të impianteve.

Biznes me gazin

Ukraine Erdgaskompressorenstation BAR Ukrtransgaz

Stacion për komprimimin e gazit, Ukrtransgaz

Pavarësisht nga tranziti i gazit rus për në Evropë, midis BE-së dhe Ukrainës është shtuar edhe një temë e re, për të cilën të dy palët duken shumë të interesuara. Bëhet fjalë për nxjerrjen e gazit në Ukrainë. Në mënyrë që të zbutet varësia nga furnizimet e gazit rus, Ukraina kërkon që me ndihmën e firmave perëndimore të përdorë rezervat e gazit. Në janar të 2013-ës, Kievi nënshkroi një marrëveshje me koncernin Shell. Po ashtu janë duke u bërë biseda për biznese miliardash me gjigandët amerikanë të energjisë, Exxon Mobil dhe Chevron.

Planet e Kievit kanë tërhequr vëmendjen edhe të Brukselit. Komisari i BE-së, Günther Oettinger tha gjatë në Konferencën e Sigurisë që u mbajt në fillim të shkurtit në Mynih, se Ukraina do të eksportojë një ditë gaz për Evropë. Edhe pjesëmarrësit e tjerë të konferencës treguan entuziazëm për nxjerrjen e naftës në Ukrainë. Emri "Timoshenko", nuk u dëgjua më, të paktën në fjalimet publike.

Interesa ekonomike megjithë kritikat

Por a do të bëjë perëndimi biznese me Ukrainën dhe do të pranojë që në këtë vend evropianolindor opozitarët të qëndrojnë në burg? Ruprecht Polenz nuk mendon se është kështu. Kryetari i Komisionit për politikën e Jashtme në Parlamentin gjerman, ai thotë për Dutsche Welle-n se shpreson që ndjekja juridike e politikanëve opozitarë në Ukrainë të marrë fund.

Edhe i dërguar i posaçëm për çështjet e energjisë në ministrinë e Jashtme amerikane Carlos Pascual, bëri të qartë për Deutsche Wellen se Uashingtoni nuk do të kursejë kritikat vetëm që të bëjë më mirë biznese me Ukrainën. "SHBA, Evropa dhe komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur qartë shqetësimin e tyre për arrestimin e Julia Timoschenkos dhe gjendjen e saj shëndetësore," theksoi ish ambasadori amerikan në Ukrainë. Ky qëndrim nuk do të ndryshojë. Uashingtoni është i interesuar me ngritjen e marrëdhënieve ekonomike me Ukrainën, thotë Pascual.

Schuldspruch für Timoschenko - Strafmaß noch offen NO FLASH

Timoschenko mbahet ende në burg

Moment kthese në Ukrainë

Perëndimi përpiqet të ruajë ekuilibrin, mendon Roland Götz, ekspert i energjisë në Fondacionin Shkenca dhe Politika në Berlin. "Nga njëra anë dëshirohet kooperim i ngushtë dhe afrim, nga ana tjetër ekziston pakënaqësia me udhëheqjen aktuale politike në Ukrainë dhe Rusi, sepse ato janë shumë autoritare," thotë Götz.  

Sipas tij strategjia e firmave perëndimore të energjisë nuk ka të bëjë me politikën e jashtme të perëndimit. "Koncernet Shell, Chevrin apo Exxon ndjekin strategji komerciale afatgjata, për të cilën nuk ka rëndësi klima e politikës së brendshme në Ukrainë," thotë Götz.

Do e ndryshojë Brukseli strategjinë e tij?

Firmat perëndimore do të kooperonin ekonomikisht edhe me Rusinë, megjithëse liritë politike janë shumë më të kufizuara se në Ukrainë, thotë Jonas Grätz nga Center for Security Studies në Universitetin ETH të Cyrihut. Ai mendon se SHBA dhe EU do të ndjekin në rastin e Ukrainës politikën e kontrollit si dikur kundër Bashkimit Sovjetik. Perëndimi ka "interesa vitale që Ukraina të mbetet e pavarur", thotë eksperti nga Zvicra.

Grätz beson se BE do të ndryshojë tani politikën nga Ukrainës. Sepse me kërcënimet e tij për mosnënshkrimin marrëveshjes së asociimit midis BE-së dhe Ukrainës për shkak të deficiteve demokratike në Ukrainë, BE nuk ka patur deri tani sukses. Brukseli mund të ndërrojë tani kamzhikun me ledhatimet, hamendëson eksperti. BE shpreson thotë Grätz, që Ukraina "të forcohet nga përfitimet konkrete të kooperimit dhe të arrijë me këtë rrugë ndryshimet politike."