1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Nuk vihet re ndonjë e ardhme pozitive"

Megjithë lirimin e një kritiku të shquar të regjimit, gjendja në Birmani nuk është përmirësuar një vit pas trazirave. Opozitarët në mërgim flasin për rritjen e numrit të të burgosurve politikë.

Murgjit në protestë në Birmani, 24.09.2007

Murgjit në protestë në Birmani, 24.09.2007

Një vit pas shtypjes së përgjakshme të të ashtuquajturit revolucioni "Shafran" në Birmani situata në kryeqytetin e vjetër Rangun është shumë e tensionuar. Qeveria ushtarake ka ndërmarrë masa shumë të rrepta sigurie, megjithëse nuk priten demonstrata të mëdha. Para pagodës Sule në pjesën e brendshme të qytetit dhe në të gjitha kryqëzimet e rëndësishme ndodhen automjete ushtarake, kudo në qytet qarkullojnë forcat të sigurimit në veshje civile. Të enjten (24.9.) në një stacion autobuzi para bashkisë shpërtheu një bombë e vogël. Së paku katër vetë u plagosën.

Gjendja politike në Birmani sipas vlerësimit të kritikëve të rregjimit është përkeqësuar. Në Bangkok disa disidentë, që jetojnë në mergim, bënë një bilanc kritik. Numri i të burgosurve politikë është rritur që prej shtatorit nga 1200 në 2000, tha Bo Kyi, themeluesi i shoqatës për mbështetjen e të burgosurve politikë. Vetëm në gusht janë arrestuar 39 aktivistë. Lirimi i 9000 të burgosurve, i bërë i ditur para disa ditësh, nuk është gjë tjetër veçse taktikë e rregjimit ushtarak, tha disidenti Zau Min.

„Unë nuk mund të konstatoj ndryshime në Birmani. Qeveria vazhdon të bëjë çfarë do ajo. Dhe kjo është shumë e trishtueshme për njerëzit në Birmani, sepse ata humbasin në të gjitha fushat. Në këtë moment nuk mund të vë re ndonjë të ardhme pozitive për Birmaninë.“

Të udhëhequr nga murgj budistë para një vitit në Birmani dolën në rrugë qindramijëra vetë. Ndërsa forcat e sigurisë ishin fillimisht të rezervuara, me 26. shtator 2007 ushtarët nisën të qëllojnë mbi demonstruesit paqësorë, edhe mbi murgjit budistë, që në Birmani nderohen normalisht nga i gjithë populli. Sipas vlerësimeve të OKB-së 31 vetë humbën jetën. Opozita në Birmani supozon se numri i viktimave ka qenë shumë më i madh. Mijëra kundërshtarë të qeverisë u arrestuan, ndër ta edhe shumë murgj. Të tjerë u arratisën në vendet fqinje. Megjithatë deri në zgjedhjet e vitit 2010 do të ketë përsëri protesta, mendon Zau Min:

„Secili dëshiron të jetë i lirë, secili kërkon demokraci në Birmani, secili e do ligjin dhe drejtësinë. Kjo është e natyrshme. Unë nuk e di se kur, por jam i sigurtë se njerëzit do të dalin përsëri në rrugë dhe do të luftojnë për demokracinë, gjithsesi para se të zhvillohen zgjedhjet pas dy vjetësh.“

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon përshëndeti të mërkurën (24.9.) lirimin e gazetarit kritik U Uin Tin, i cili ka qëndruar në burg 19 vjet me rradhë duke qenë kështu i burgosuri politik me dënimin më të gjatë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje ushtarakëve, që të lirojnë të gjithë të burgosurit politikë dhe të nisin procesin e pajtimit kombëtar.

  • Data 26.09.2008
  • Autor Bernd Mush-Borovska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FPgO
  • Data 26.09.2008
  • Autor Bernd Mush-Borovska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FPgO