1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Nuk shtrenjtohen vetëm pommes frites - Infacion në zonën e euros

Për herë të parë që prej një viti në zonën e euros janë rritur përqindjet. Të enjten Banka Qëndrore Evropiane e ngriti përqindjen bazë të interesit nga 4,0 në 4,25 përqind. Rritja e monedhës e ka shqetësuar bankën.

Tregu

Tregu

Çmimet në zonën e euros janë ngritur në 4p ërqind. Kostot bazë për jetesën ndodhen pak mbi 2 përqind, që Banka Qëndrore Evropiane e përkufizon si stabilitet të çmimit.

Nga Belgjika deri në Qipro konsumatorët ankohen për rritjen e çmimeve◄

Akoma belgëve nuk u ka ikur oreksi për ushqimin e tyre tradicional. Nën 2 euro nuk e gjen dot një racion pommes frites në Bruksel. Këto janë 30 centë më shumë se para disa muajve. Një litër qumësht bën një euro e 57 cent. Cmimet e ushqimeve në Belgjikë vitin e fundit janë shitur shumë – dhe fundi nuk duket.

Me 5,8 përqind Belgjika ka nivelin e dytë të inflacionit në vendet e euros, vetëm Sllovenia ndodhet para saj. Konsumtorët belgë ofshajnë dhe dalin në rrugë. Në Bruksel dhe Lëwen demonstruan në mes të qershorit dhjetëramijëra kundër cmimeve shpërthyese. Por ata kanë fat, sepse rrogat janë të lidhura me inflacionin.

Ministrat e Eurogrupit- Brdo, Slloveni, 4 prill 2008.

Ministrat e Eurogrupit- Brdo, Slloveni, 4 prill 2008.

Kur rriten çmimet, rritet edhe rroga mujore e belgëve

Kjo nga ana e saj mund të bëhet problem për ekonominë. Ekspertët paralajmërojnë për një prej sëmundjejeve më të mëdha, që mund të prekin ekonominë e një shteti, stagflacionin. Një spirale çmimesh, që rrotullohet gjithnjë e më shpejt. Në të njëjtën kohë me të bie fuqia ekonomike.

Kryesuesit e inflacionit në BE ndodhen në Balltik. Në Letoni çmimet brenda një viti u rritën me 17,9 përqind. Shkaku është se ekonomia balltike zien dhe rrogat ngrihen në mënyrë të hovshme. Nivele të larta inflacioni ka në të gjithë Evropën. Nga Finlanda deri në Qipro, nga Bullgaria deri në Spanjë. Në katër vendet më të mëdha të BE-së Gjermani, Francë, Britani të Madhe dhe Itali niveli i inflacioit është nën kuotën e BE-së katër përqindëshit. Ky është një shkak për t´u gëzuar, sepse edhe atje janë kaluar kuotat rekord prej shumë vitesh.

Arka

Arka

Konsumatorët vuajnë nga rritja e çmimeve

Në rradhë të parë konsumatorët vuajnë nga rritja e çmimeve. Sepse të prekur në rradhë të parë janë produktet, që blihen shpesh, qumështi, buka, benzina, gazi, dhe rryma. Përjashtim përbën vetëm i pari i klasës në Evropë Hollanda. Atje niveli i inflacionit është 2,1 përqind. Vetëm pak mbi kuotën, që dëshëron Banka Qëndrore Evropiane. Shkakun kryesor ekspertët e shohin në të ashtuquajturin modeli Polder. Sindikatat dhe punëdhënësit në vitet e fundit në bisedimet për pagat ranë dakord për rroga të ulëta. Dhe lufta e çmimeve ndërmjet rrjeteve tregtare në Hollandë është shumë e ashpër. Konsumatorin një gjë e tillë e gëzon. Megjithatë: Suksesi mund t´i dëmtonte hollandezët. Ekonomia kërkon me çdo kusht fuqi punëtore të kualifikuar. Konkurrrenca për kokat mund t´i ngrinte rrogat. Dhe si rezultat të ngrinte edhe spiralen e çmimeve në Hollandë.

  • Data 05.07.2008
  • Autor Claus Hessling
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EWoW
  • Data 05.07.2008
  • Autor Claus Hessling
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EWoW