1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nuk ka vend më në tokë?

Popullsia në botë po rritet më shpejt se kurrë. Pothuajse 7 miliardë njerëz jetojnë në rruzullin tokësor. Një sfidë për globin dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Rreth 150 njerëz lindin çdo minutë në botë

Rreth 150 njerëz lindin çdo minutë në botë

Këto ditë do të lindë njeriu, i cili do të rrumbullakosë rritjen e popullsisë të llogaritur sipas statistikave.në shtatë miliardë deri në fund të tetorit. Eksplozion i popullatës quhet kjo nga ekspertët, sepse në 200 vitet e fundit ka një rritje nga më të shpejtat në historinë e njerëzimit. Deri në 2050 do të jenë gati 9,1 miliardë banorë në rruzullin tokësor. Çdo individ ka të drejtë për një jetë me dinjitet, ka të drejtën për ujë të pijshmëm, ushqim, arsim, strehim dhe shëndet të mirë dhe gati të gjithë ëndërrojnë për një mirëqënie të vogël, kryesisht të orientuar në drejtim të një stili perëndimor për jetën.

Por mund ta përballojë rruzulli tokësor këtë? Me një stil jete tipike amerikane, ose europiane, kjo nuk mund të përballohet", thotë Ernst Ulrich von Weizsäcker, shkencëtar gjerman, ekspert dhe anëtar në Këshillin për të ardhmen e botës. "Do të na nevojiteshin tre rruzuj tokësorë".

Vend ka mjaft

India me popullsi të dendur

India me popullsi të dendur

Për idenë e rritjes pa kufi kishte treguar dyshime që para 40 vjetësh Klubi i Romës (Club of Rome") në studimin e tij të famshëm mbi "Kufijtë e rritjes së popullsisë". Duke pasur parasysh popullsinë në rritje, fundi i rritjes është megjithatë trillim i pastër", shkruante politikani i të gjelbërve Ralf Fücks.

Eksperti i Kombeve të Bashkuara Jean Ziegler parimisht nuk sheh ndonjë problem madje edhe për 12 miliardë njerëz në botë. Edhe ata do të ushqeheshin, mendon ai. Por vetëm në qoftë se ushqimet shpërndahen ndryshe dhe në qoftë se zonat rurale dhe fermerët e vegjël në jug do të mbështeteshin vazhdimisht.

Burimet janë të pakta

Sipas parashikimeve të OKB-së, India së shpejti do të zevëndësojë Kinën si vendi më i populluar në botë, ndërsa në vendet e industrializuara perëndimore popullsia do të ketë rrudhosje. Por njëjtë si shoqëritë e tkurrura dhe po ashtu vendet e populluara shumë, që janë në eskpansion ekonomik, kanë nevojë për më shumë resurse: për ushqim, ujë të pijshëm, lëndë djegëse fosile dhe lëndë të tjera në tokë, metale të çmuara për teknologji digjitale.

Ndryshimi i klimës rrit presionin

Tetor 2011, përmbytje në kryeqytetin e Tailandës Bangkok

Tetor 2011, përmbytje në kryeqytetin e Tailandës Bangkok

Nga frika e realitetit dhe nga ndryshimi i klimës në gjithë botën, ku temperaturat mesatare gjatë shekullit priten të rriten me katër gradë, sipas UNDP do të duheshin rreth 330 milionë njerëz të detyruar nga përmbytjet në vazhdim të largoheshin nga hapësirat e tyre, ku jetonin. Vetëm në Bangladesh do të ishin rreth 70 milionë njerëz të prekur nga kjo.

Por edhe nga ekstreme të tjera të motit shumë rajone në botë mund të bëheshin vende të padëshirueshme, ku në përgjithësi do të rritej tensioni për burimet e ujit të pijshëm, dhe ushqimit.

Resuset e pakta dhe ndryshimi i klimës nuk mund kapërceheshin më me idenë e progresit të deritanishëm nën moton “më të mëdha, më të larta, më të fuqishme“, mendon Ernst Ulrich von Weizsäcker. Një ide e tillë është „absurde“: Edhe zhvillimet e premtuara përmes tregjeve të liberalizuara, globale nuk mund të ndihmojnë më tej në të kundërt, kritikon shkencëtari: "besimi fetar në fuqinë krijuese të tregjeve është konstatuar më së vonti qysh prej krizës financiare në 2008 si krejtësisht i gabuar. Tregjet mund të shkaktojnë dëme të pabesueshme.“

Rritje me më pak burime natyrore

Prof. Dr. Ernst Ulrich von Weizsäcker

Ernst Ulrich von Weizsäcker

Kjo duhet rregulluar urgjentisht, kërkon von Weizsäcker, kombinuar me ndryshimet dramatike në drejtim të efikasitetit të burimeve. Kjo do të thotë para së gjithash në rradhë të parë nga një metër katror tokë, nga një orë kilovat rrymë, nga metër kub ujë, tri herë, pesë herë, dhjetë herë më shumë pasuri, që ka dhe kjo teknologjikisht është e mundur. “Kjo nuk është utopi, thekson ai, por një objektiv i ri, që duhet të ecte përpara me Gjermaninë."

Kjo ide e modernitetit ekologjik do të diskutohet në Gjermani jo vetëm në partinë e Të gjelbërve dhe në Forumin e ri të progresit të sapokrijuar nga SPD-ja, e afërt me Fondacionin Friedrich Ebert.

Ajo është pjesë edhe e punës së një Komisioni të posaçëm në Bundestagun gjerman. Ky grup pune nën moton "Rritje, mirëqënie, kualitet jete" do të hulumtojë më tej mundësitë, se si rritja ekonomike dhe konsumit të burimeve do të koordinohen në të ardhmen.

Autor: Ulrike Mast Kirschning/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica