1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Nuk ka shkak për panik nga rreziku i terrorizmit në Evropë

Paralajmërimi për akte terroriste në Evropë, marrëveshja për ndihmën juridike reciproke me Japoninë, marrëveshja me Pakistanin, ishin në qendër të takimit të ministrave të brendshëm të shteteve anëtarte të BE-së.

default

Rrezikshmëri e shkallës së lartë?

Paralajmërimet e SHBA nga aktet terroriste në Evropë kanë shkaktuar irritim tek ministrat e Brendshëm, por edhe tek deputetet evropianë. Ministrja e Brendshme belge dhe kryetarja e radhës, Annemarie Turtelboom, kërkoi nga SHBA në rradhë të parë sqarim për shkaqet. Homologu i saj gjerman Thomas de Maizière nga ana tjetër nuk sheh deficit në informacion.

„Ne jemi të informuar shumë mirë. Ne kemi kontakte të ngushta në të gjitha fushat, në nivele të larta, por edhe në nivelin e shërbimeve dhe qëndrimi i Gjermanisë është i njohur“, tha ai.

Nuk ka shkak për panik

De Maizière tha se SHBA kanë lëshuar një udhëzim për udhëtarët në lidhje me gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Kjo nuk ka të bëjë hë për hë "me përgatitjen e sulmeve terroriste."

Në takimin e Luksemburgut mori pjesë edhe zëvendësministrja e SHBA-së për Mbrojtjen e Atdheut, Jane Holl Lute. Gilles de Kerchove, koordinator i BE në luftën kundër terrorizmit, paralajmëroi BE nga pakujdesitë.

„Kërcënimi ekziston akoma dhe është serioz, por në dy tri vitet e fundit ai ka ndryshuar. Ndërsa me 11 shtator 2001 kishim të bënim me një grup të organizuar mirë, El Kaidën, e cila ishte në gjendje të kryente sulme të tilla të komplikuara, tani nuk kemi të bëjmë më me një grup të këtij lloji", theksoi ai.

Unifikim i të dhënave evropiane

NO FLASH Luxemburg Ministertreffen de Maiziere

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere (djathtas), me homologun e tij suedez, Tobias Billstroem, në Luksemburg, 7.10.2010

Më vështirë të kapen janë në radhë të parë islamistët, që janë nënshtetas të shteteve të BE dhe prandaj u bien më pak në sy autoriteteve. Në dritën e porosive për të pasur kujdes shtohet edhe kërkesa për më shumë shkëmbime të dhënash ndërmjet BE dhe shteteve të treta, si SHBA. Deputeti gjerman i Unionit Kristiansocial, (CSU), Manfred Weber, nuk është në parim kundër, por paralajmëron shtetet evropianë që të mos veprojnë pa koordim me njëri-tjetrin.

„Por vendimtare është, që kur të negociohet për bazat e të dhënave nga Evropa, për shembull sistemi i informacionit Shengen, ku ndodhen të gjitha të dhënat evropiane të kërkimeve, atëherë jo secili shtet më vete mund t'u mundësojë amerikanëve qasjen në të dhënat evropiane, por Evropa duhet të nënshkruajë me SHBA një marrëveshje dhe ne edhe do ta kërkojmë këtë si parlament", pohon ai.

Marrëveshje për ndihmën juridike reciproke me Japoninë

Ministrat e Brendshëm nënshkruan në Luksemburg edhe një marrëveshje për ndihmën juridike reciproke me Japoninë, e cila do të shërbëjë për lëhtësimin e bashkëpunimit për ndjekjen e veprave penale. Rezervat e disa shteteve për shkak të mundësisë së ushtrimit të dënimit me vdekje në Japoni mundën të kapërcehen. Nqs një shkelës i ligjit rrezikohet nga dënimi me vdekje në Japoni, shtetet e BE mund ta refuzojnë prerë bashkëpunimin.

Marrëveshje me Pakistanin

Ministrat nënshkruan edhe një marrëveshje me Pakistanin për lehtësimin e kthimit të emigrantëve ilegalë. Parlamenti Evropian e aprovoi ndërkohë këtë me shumicë dërmuese. Sozialistë, të gjelbër dhe të Majtë e kishin refuzonin filimisht marrëveshjen me argumentin se Pakistani nëpërkëmb të drejtat e njeriut dhe nuk ka nënshkruar konventën e Gjenevës për refugjatë.

Përpjekjet për të harmonizuar ligjin për azilimin dhe refugjatë në BE kanë mbetur ndërkohë në vend.

Autor: Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 08.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PYoe
  • Data 08.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PYoe