1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Nuk ka receta kundër krizës

Partitë në Itali nuk kanë koncepte si të luftohet kriza financiare. Kjo i bën zgjedhësit të dorëzohen. Thjesht ata nuk merren me krizën e euros. Të dielën dhe të hënën do të hidhen votat.

default

Zgjedhje - Itali

Pak para zgjedhjeve mbi Romë ndodhen shumë re, prej të cilave nga koha në kohë mund të bjerë edhe shi. Era është e freskët. Për romanët mot i pakëndshëm dimri. Moti i përshtatet humorit të popullit. "Shumë njerëzve u vjen keq, sepse ata janë të zhgënjyer nga politika" thotë Laura Bernaschi, një producente televizive, që jeton së bashku me dentistin Marco Solazzo. Çifti ka dy fëmijë të vegjël, jeton në katin e dytë të një ndërtese të stilit të vjetër me tavan të lartë dhe parket, që ndodhet shumë afër Vatikanit. Në kuzhinën moderne ne jemi ulur rreth tavolinës me xham të kuq.

Italien Wahl 2 Dr. Lutz Klinkhammer

Dr. Lutz Klinkhammer

Kriza ekonomike e ka kapur mirë Italinë. Sipas parashikimeve të fundit nga Komisioni i BE-së, Italia do ta kalojë pak recesionin në vitin 2014. Papunësia do të rritet edhe më shumë duke arritur mbi 12 përqind. "Kriza është vetëm maja e problemit, që kemi ne me politikanët tanë që prej 60 vjetësh," mendon dentisti 45 vjeçari, që mban një vath dhe një piercing në vetull. Për reformat është folur shumë, por është bërë pak, me përjashtim të ngritjes së taksave. "Kriza ndikon tani si orë me zile për shumë njerëz, që kanë menduar vetëm sot për nesër. Tani ata e kuptojnë se duhet të mendojnë edhe për të pasnesërmen dhe për të ardhmen," thotë Marco Solazzo. Edhe familja e tij është e prekur nga kriza ekonomike: "Unë e ndiej këtë krizë. Që prej vitit 2008 rroga ime është përgjysmuar. Sepse kjo krizë prek një vend që nuk është i gatshëm të merret me krizën. Vitet e ardhshme do vëhet edhe më e vështirë. Viti 2013 është viti i kthesës mendoj unë."

Partitë nuk kanë konceptet e duhura

Analizën e konfirmon edhe studiuesi i shkencave politike, Lutz Klinkhammer. Klinkhammer është ekspert i Italisë, jeton që prej 13 vjetësh dhe punon në Institutin Gjerman të Historisë, që ndodhet në skajet e një parku të madh në juglindje të Romës, në rrugën e vjetër romake Via Aurelia. Premtimet në fushatën elektorale, që politika e shtetit për të bërë kursime duhet të zbutet, dëgjohen me dëshirë nga zgjedhësit që janë goditur nga kriza, thotë Klinkhammer. "Shumë italianë mendojnë kështu, sepse kanë parasysh edhe Greqinë. Ata besojnë se po të vazhdojë kështu, atëherë Italia do të përfundojë si Greqia." Jo vetëm ish-kryeministri Silvio Berlusconi, por edhe ylli mediatik i fushatës zgjedhore, ish-komiku Beppo Grillo, dhe disa politikanë të majtë duan të anulojnë taksa dhe të zbutin kursimet.

I

Marco Solazzo

Edhe në një pikë tjetër përputhen pikëpamjet e çiftit italian Marco dhe Laura me atë të studiuesit gjerman: asnjë nga partitë nuk ka ndonjë koncept bindës, as ato të qëndrës së majtë as ato të qendrës së djathtë. "Është e sigurt që shumica e partive që konkurojnë nuk prezantojnë ndonjë koncept se si duhet vazhduar me politikën ekonomike," thotë Lutz Klinkhammer. Vetëm kryeministri që dha dorëheqjen Mario Monti ka sinjalizuar se duhet vazhduar me të njëjtën mënyrë si deri tani. "Të gjitha partitë flasin për punësimin, por asnjë nuk ka ndonjë program për masat e kursimit. Sepse kjo është pika ku mund të ndikosh. Rritja e taksave nuk është recetë patentë," thotë Lutz Klinkhammer.

Kriza e borxheve zhvendoset

Marco Solazzo, është i zhgënjyer nga partitë sepse rritja e ulët ekonomike dhjetë vitet e fundit e ka ngarkuar shumë rëndë Italinë, rritje që u vendosën nga Silvio Berluskoni. Çfarë pret ai nga qeveria që do të vendoset prej parlamentit që do të zgjidhet ditën e shtunë dhe të diel? "Kjo është më e thjeshtë se sa duket: Për shembull sinqeritet. Shumë politikanë pasurohen në biznesin politik, prandaj neve na duhen njerëz seriozë, s`ka rëndësi nga vijnë nga e djathta apo nga e majta."

Italien Wahl 4 Laura Bernaschi

Laura Bernaschi

Dhe si është puna me borxhet e shumta? Italia është duke shkuar në një borxh shtetëror prej 130 përqind, krahasuar me veprimtarinë ekonomike vjetore. Por me përqindjet për bonot italiane të thesarit? Një kurs prej gjashtë përqindshit shkaktoi 14 muaj më parë një krizë të rëndë në zonën e euros. Sot, e ashtuquajtura "spread" ndodhet tek katër përqindshi. "Il Spread", një fjalë e re italiane, që nuk tremb më kërkënd, mendon Lutz Klinkhammer. Konservatorit Berluskoni iu desg të jepte dorëheqjen në nëntor të 2011, për shkak të rritjes së përqindjeve dhe mendon se spread dhe përqindjet e larta janë zbulime gjermane. "Italianët janë të deziluzionuar, besojnë më shumë tek manipulimi i kurseve dhe makinacioneve të bankave dhe gjera të ngjashme si këto. Me argumentin e spread-it Berluskoni nuk do të pengohet që të marrë edhe një herë pushtet, thotë politologu Klinkhammer.

Autor:Bernd Riegert/ Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi