1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nuk ka përparësi për qytetarët nga Kosova në raport me qytetarët e vendeve të tjera

Mbetja e Kosovës i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, ku BE zbaton regjimin e vizave, shoqërohet me mundësinë e rritjes së kërkesave të qytetarëve të saj për të qënë nënshtetas të Shqipërisë dhe gëzuar lëvizjen e lirë

default

Presidenca

Kushtetura e Shqipërisë, për marrjen e nënshtetësisë, parashikon plotësimin e një sërë kriteresh dhe procedurash ligjore, që janë të njëjta edhe për qytetarët e Kosovës. Edwin Schwartz, Drejtor i komunikimit në Institucionin e Presidencës, thotë për DW se qytetarët nga Kosova nuk kanë përparësi në raport me qytetarët e vendeve të tjera për të marrë nënshtetësinë shqiptare.

Dhënia, apo lënia e nënshtetësisë shqiptare bëhet me dekret nga Presidenti i Republikës. Legjislacioni i Shqipërisë për nënshtetësinë bazohet në orientimet e Konventës Europiane ”Për shtetësinë”. Ai pasqyron të drejtën e shtetit të Shqipërisë, që në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të përcaktojë shtetasit e tij, të shmangë mungesën e shtetësisë dhe të mos diskriminojë mbi bazë race, seksi, besimi, origjine kombëtare, apo etnike. Pra edhe në Shqipëri shtetësia përfaqëson një lidhje juridike mes personit dhe shtetit, që nuk tregon origjinën etnike të personit. Plotësimi i dokumentacionit, ku përfshihet edhe dokumentimi i lejes së qëndrimit, kontratës së banesës dhe punës në Shqipëri, paraprin kërkesën drejtuar Presidentit të Republikës për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Jobsuchende am Ushtari i Panjohur Platz in Tirana

Edwin Schwartz, Drejtor i Komunikimit në Institucionin e Presidencës, thotë për DW se shqiptarët nga Kosova, që kërkojnë të bëhen nënshtetas të Shqipërisë, nuk kanë përparësi. “Personat, që gëzojnë me ligj përparësi, janë shtetasit pa shtetësi, për të cilët Shqipëria ka marrë përsipër një mbrojtje të posaçme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Përparësi kanë edhe ata të huaj, që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të cilëve edhe nëse nuk plotësojnë kriteret, që parashikon ligji, u jepet nënshtetësia, pasi shteti shqiptar ka interesa të natyrës shkencore, ekonomike, kulturore dhe kombëtare”, vë në dukje Edwin Schwartz.

Më shumë lënie se marrje nënshtetësie shqiptare

Të dhënat zyrtare nga Institucioni i Presidencës për vitin 2010 tregojnë se numri i individëve, që ka lënë nënshtetësinë shqiptare për të marrë një nënshtetësi të huaj, është më shume se dyfishi i atyre, që kanë marrë nënshtetësi shqiptare. Kështu në vitin e kaluar 371 persona lanë nënshtetësinë shqiptare, ndërkohë që ata, që e morën atë, janë 158. Legjislacioni i Shqipërisë përcakton që një shtetas shqiptar mund të jetë edhe shtetas i nje shteti tjetër. Por këtu futen në lojë angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë për mënjanimin e rasteve të shtetësisë së shumëfishtë, apo mungesës së shtetësisë. Në shërbim të tyre shteti shqiptar ruan të drejtën që t'i kërkojë shtetasit të vet, ose shtetasit të huaj, që kërkon shtetësi shqiptare, të zgjedhë vetëm një shtetësi.

Nuk ka rritje të fluksit të kërkesave për nënshtetësi shqiptare nga qytetarë të Kosovës.

Eine Straße in Tirana

Rrugë në Tiranë

Përkatësia e njëjtë etnike e shqiptarëve të Kosovës me ata të Shqipërisë, lidhjet e shumta ekonomike, kulturore e bëjnë Shqipërinë destinacionin e parë të kërkesave për shtetësi dhe për të përfituar kështu lëvizjen pa viza në zonën Schengen në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që gëzojnë këtë të drejtë. Këtu qytetarët e Kosovës mund të përjashtojnë Serbinë. Mosnjohja nga ana e saj e shtetit të pavarur të Kosovës e bën të vështirë në mos të pamundur mundësinë që qytetarët e Kosovës të kërkojnë nënshtetësi serbe në këmbim të lirisë së lëvizjes, pasi kjo do të kishte pasoja politike lidhur me pretendimet serbe ndaj Kosovës. Si paraqitet situata lidhur me kërkesat e qytetarëve të Kosovës për të marrë nënshtetësi shqiptare, pas heqjes se regjimit të vizave me BE? "Heqja e regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe BE nuk ka sjellë rritje të fluksit të qytetarëve të Kosovës për të marrë nënshtetësi shqiptare. Në përgjithësi ka një rritje të numrit të kërkesave të të huajve për të marrë nënshtetësi shqiptare, të një interesi më të madh për të punuar dhe jetuar në Shqipëri”, thotë për DW Edwin Schwarz, drejtor i Komunikimit në Institucionin e Presidencës.

Shpresat, që Komisioni Europian u ka dhënë qytetarëve të Kosovës për hapjen e negociatave për heqjen e vizave brenda këtij viti, pas përmbushjes së kritereve nga ana e autoriteteve të Prishtinës, duket se është në bazë të një situate të tillë.

Autor: Ani Ruci

Redaktor: Angjelina Verbica

  • Data 07.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zuhJ
  • Data 07.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zuhJ