1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Nuk ka dëmshpërblim

Qeveria hollandeze nuk jep llogari, që trupat helmetkaltëra hollandeze nuk i kanë mbrojtur muslimanët e Srebrenicës në vitin 1995, nga sulmuesit serboboshnjakë. Këtë e vendosi të mërkurën gjykata e landit në Hagë

default


Hasan Nuhanovic und Alma Mustafic nuk donin para, por vetëm qartësi. Ata kishin ngritur padi kundër shtetit hollandez për të sqaruar, se kush është përgjegjës për vdekjen e të afërmve të tyre në Srebrenicë. Natyrisht ata e dinë, se baballarët e tyre janë vrarë nga njësitë boshnjako-serbe të gjeneralit Ratko Mladic, i cili nuk është dorëzuar ende. Por sipas këndvështrimit të palës paditëse, ushtarët helmetkaltër hollandezë mund t´i kishin mbrojtur më mirë muslimanët boshnjakë në këtë zonë.

Pyetjen, në se ushtarë të veçantë të batalionit hollandezë (Dutch Bataillon) kanë qenë me të vertetë fajtorë në verën e 1995-ës, gjykata e la pa përgjigje. Gjykatësit bënë të qartë, se nga shteti hollandez nuk mund të kërkohet llogari për vdekjen e civilëve në Srebrenicë. Ushtarët hollandezë kanë vepruar sipas porosive dhe orientimit të Kombeve të Bashkuara, thotë gjykatësi. Dhe përveç kësaj:

"Mustafic nuk ishte në shërbim të Hollandës. Dhe Muhamed dhe Ibro Nuhanovic nuk kanë qenë anëtarë të Dutchbat. Prandaj akuza, se nuk janë mbrojtur sa duhet nga Dutchbat, nuk vlen."

Paditësi Hasan Nuhanovic ka qenë në atë kohë përkthyes për helmetkaltërit hollandezë. Ai kishte një kartë identifikimi si punonjës i Kombeve të Bashkuara dhe prandaj mund të qëndronte në kampin Dutchbat, kur serbët në anën tjetër të kampit kishin filluar të ndanin burrat muslimanë nga gratë dhe fëmijët e tyre. Komandantët e bataljonit e kishin refuzuar, që të vinin në listën e personave që mund të qëndronin në kamp vëllanë dhe babain e tij. Të dy burrat nuk i shpëtuan masakrës së Srebrenicës.

Alma Mustafic humbi gjithashtu të atin, i cili punonte si elektricist në kampin e OKB-së. Megjithë rrezikun që i kanosej të vritej nga serbët boshnjakë, ai u dërgua jashtë kampit me 13 korrik 1995 nga hollandezët. Ai u është dorëzuar direkt serbëve dhe është vrarë prej tyre, thotë e bija.

Pritja për drejtësi merr, për Alma Mustaficin dhe Hasan Nuhanovicin, pas 13 vjetësh, një fund dëshpërues. Shteti hollandez nuk është fajtor, thuhet sot duke iu referuar mandatit të OKB-së. Të dy familjet, që kanë ngritur padinë, kanë deklaruar se do ta çojnë çështjen në gjykatën e apelit.

  • Data 10.09.2008
  • Autor Ludger Kacmiercak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FFTp
  • Data 10.09.2008
  • Autor Ludger Kacmiercak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FFTp