1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Nuk jemi spektatorë të katastrofës, jemi në mesin e saj

Shtypi gjerman i ditës komenton arritjet për mbrojtjen e klimës dhe perspektivat e konferencës së Kopenhagës.

Hopenhagen Earth Body Guard

"Hopenhagen Earth Body Guard"

"Pforzheimer Zeitung" :

Meqenëse enti amerikan për mjedisin EPA, pas një indiferentizmi disavjeçar i klasifikon tani si të dëmshëm për shëndetin gazrat e efektit serrë, presidenti amerikan Barak Obama pajiset automatikisht me më shumë kompetenca. Në rast nevoje presidenti amerikan mund të bëjë rregullimin e emetimeve të dioksidit të karbonit edhe pa aprovimin e Kongresit. Kjo i jep një perspektivë më pozitive konferencës, e cila ishte e destinuar të dështonte që në fillim. Kush kërkon prej vendeve në zhvillim që të mbrojnë mjedisin, ai duhet të prijë me shembullin e mirë. Shansi i suksesit rritet kështu në mënyrë të konsiderueshme."

Gazeta "Express", që del në Këln :

"Çfarë më duhet mua transformimi i klimës, mendojnë shumë në Gjermani. Prognozat e errëta të ekspertëve janë për to skenarë horrori, që nuk kanë të bëjnë aspak me të përditshmen. Që toka ngrohet dhe nivelit i detit ngrihet, nuk u duket me të vertetë e rrezikshme. Sepse rreziku duket sikur është shumë larg. Sikur ishujt e jugut të Paqësorit në fundin tjetër të botës të fundosen, kujt i intereson kjo në Wanne- Eickel apo Garmisch Partenkirchen? Shumë shpesh thuhet madje. Nuk do të ishte keq, sikur dimrat tanë të bëheshin më të ngrohtë dhe verat më të nxehta. Shumë gabim. Edhe Gjermania do të ndjejë pasojat e transformimit të klimës. Ne jemi të rrezikuar nga mungesa e shiut, zjarret në pyje, rreshjet e dëndura dhe përmbytjet. Ne nuk jemi spektatorë të katastrofës, ne jemi në mesin e saj. Sa më parë ta kuptojmë dhe të veprojmë aq më mirë."

Autor : Angelina Verbica / dpa

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 09.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KxxM
  • Data 09.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KxxM