1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nuk janë arritur suksese - Në Indi mblidhen të hënën përfaqësuesit tibetianë në ekzil

Këshillimet do të zgjasin gjashtë ditë. Temë kryesore mundësia e vazhdimit të dialogut me Kinën. Sipas tibetianëve vazhdimi i bisedimeve me Kinën nuk do të sjellë përparime, sepse dialogu është futur në qorrsokak.

default

Udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve

Në mars të këtij viti, vetëm disa muaj para fillimit të lojërave olimpike, në Tibet pati demonstrata antikineze. Ushtarët i dhanë fund me dhunë protestave dhe arrestuan qindra tibetianë. Pekini fajësoi për këto ngjarje Dalai Lamën me shpjegimin se ai ka nxitur dhunën nga ekzili në Indi. Ai akuzohet për angazhim drejt shkëputjes së Tibetit nga Kina dhe krijimit të një vendi të pavarur, ndërkohë që Dalai Lama gjithnjë përsërit se nuk angazhohet për pavarësinë e Tibetit por vetëm për autonomi.

Pekini nuk heqë dorë nga fajësimet

Zhu Weiqun, zëvendësministër në Qeverinë kineze, i ngarkuar me çështjen e unitetit të vendit kundërshton imazhin e Dalai Lamës si përkrahës të autonomisë: "Shumë njerëz besojnë se Dalai Lama synon vetëm autonominë e Tibetit, por kjo nuk është e vërtetë. Qëllimi i tij është kufizimi i qartë i kësaj province ku jetojnë tibetianët. Ai do të krijojë një perandori tibetiane, e cila do të përfshinte një të katërtën e territorit kinez."

China Tibet Mönche in Lhasa Presseführung durch Jokhang Tempel

Gjatë demonstratave të marsit, një grup gazetarësh kalon nëpër tempullin Jokhang. Një murg shikon drejt kameras i frikësuar.

Që nga koha e demonstratave të marsit, përfaqësuesit e Kinës dhe tibetianëve janë takuar tre herë, por deri tani pa rezultate konkrete. Kina nuk i ka ndërprerë negociatat, por ka pohuar qartë se nuk do t'i plotësojë kërkesat e tibetianëve. Zhu Weiqun shprehet se qëndrimet e Dalai Lamës janë shtruar për diskutim dhe se është kërkuar nga pala kineze ndërprerja e angazhimit të tij për ndarjen e Kinës. Zhu Weiqun: "Dalai Lama duhet të tregojë mirëkuptim për Qeverinë kineze dhe popullin kinez. Kemi biseduar edhe për të ashtuquajturën çështje tibetiane, dhe jemi të gatshëm ta dëgjojmë Dalai Lamën, me qëllim që të bindet se e ka gabim."

Karte China mit Tibet und Lhasa

Harta e Kinës me Tibetin

"Dyert për Tibetin e pavarur nuk do të hapen kurrë!"

Pekini nuk e njeh qeverinë tibetiane në ekzil, të cilën e trajton si ilegale, jo partner për negociata. Pala kineze konsteston madje edhe mundësinë e bisedimeve për çështjet juridike në Tibet, me përfaqësuesin e Dalai Lamës. Kina në këtë drejtim nuk është e gatshme për kompromise: "Uniteti i vendit, integriteti territorial dhe vlerat kombëtare janë të një interesi të madh për popullin kinez. Ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim. Qeveria jonë e ka bërë të qartë se Dalai Lama i ka dyert e hapura, në qoftë se përfaqëson një qëndrim patriotik ndaj vendit të tij. Ndërkohë që dyert për Tibetin e pavarur, apo për ndonjë pavarësi të fshehur, nuk do të hapen kurrë", thotë Zhu.

  • Data 17.11.2008
  • Autor Petra Aldenrath
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FwPM
  • Data 17.11.2008
  • Autor Petra Aldenrath
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FwPM