1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Nuk ekziston ndonjë kombëtare që do t'i bashkonte afganët

Betimi i Hamid Karzait si president i Afganistanit dhe premtimet e tij për periudhen e dytë në këtë post janë në qendër të vëmendjes së shtypit të sotëm gjerman.

Hamid Karzai bën betimin si president i Afganistanit.

Hamid Karzai bën betimin si president i Afganistanit.

«Fränkischer Tag» (Bamberg) shkruan:

Se si do ta arrijë Karzai paqen në Afganistan, mbetet një enigmë. Pas gjithë atyre viteve në post, ai nuk është bërë dot figurë drejtuese e afganëve, ai nuk ia ka dalë dot t'i integrojë fiset e vendit. Në vend nuk ekziston ndonjë ndonjë kombëtare që do t'i bashkonte afganët. Kjo gjë i bën të fortë krerët e fiseve. Kështu p.sh. në veri të vendit që dominohet prej uzbekëve, në zonën ku janë stacionuar ushtarët gjermanë, pushtetin e padiskutueshëm e ka në dorë Rashid Dostuni.

«Westfälischer Anzeiger» (Hamm) shkruan:

Deklaratat e Hamid Karsait se do të fillojë menjëherë që t'i bëjë të gjitha gjërat ndryshe dhe më mirë, nuk ta ndërrojnë dot mendimin që presidenti afgan nuk është zgjidhja, por pjesë e një problemi me shumë faseta. Problemet shkojnë nga korrupsioni deri tek nepotizimi apo pamundësia dhe mungesa e forcës kundrejt talibanëve, që kanë kohë që ushtrojnë në Afganistan terror ku dhe si u do qejfi. Këtë e di edhe presidenti amerikan Obama. Për këtë ai megjithë festimet pompoze për betimin e presidentit afgan, do t'ia përshtasë strategjinë e tij të ardhshme për Afganistanin realitetit të hidhur në vend.

«Stuttgarter Zeitung» shkruan:

Nga Karzai nuk mund të presësh ndonjë luftë efektive kundër korrupsionit, sepse kështu ai do të dobësonte lidhjet e veta politike. Krejt e hapur mbetet edhe çështja se si do të përmirësohet gjendja ekonomike në këtë situatë të komplikuar. Talibanëve vetëm u duhet të presin, deri sa populli afgan t'ua japë sërish vulnetarisht pushtetin.

Autor : Dr. Pandeli Pani / dpa

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 20.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kbcc
  • Data 20.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kbcc