1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Nuk duhen bërë lëshime të gabuara" - Ministrja e jashtme amerikane Rajs i drejtohet Rusisë

Ministrja e jashtme amerikane Kondoliza Rajs paralajmëron qëndrime të reja ndaj Rusisë: "Sjelljet e fundit ruse lënë përshtypjen e rritjes së autokracisë brenda vendit dhe agresivitetit rus në politikën e jashtme"

Sekretarja e shtetit Condoleezza Rice duke folur në një konferencë shtypi - 3 shtator 2008

Sekretarja e shtetit Condoleezza Rice duke folur në një konferencë shtypi - 3 shtator 2008

Në fjalimin e saj të mbajtur në Uashington, Kondoliza Rajs (Condoleezza Rice)kritikoi qëndrimet ruse ndaj vendeve fqinje dhe përdorimin e vajit dhe gazit si armë politike.

Me mjete jodiplomatike dhe qëndrime të ashpra u shpreh ministrja e jashtme amerikane ndaj Rusisë. Kondoliza Rajs sikur donte që në fazën e fundit në postin e ministres së jashtme të dërgojë sinjale të qarta drejt Moskë: "Rusia cariste e shekullit të 19 dhe Rusia moderne e shekullin 21 nuk mund të ekzistojnë së bashku."

Rajs tha se politika ruse është tepër autoritare brenda vendit ndërsa agresive jashtë tij

Ai që sulmon popujt e lirë dhe përpiqet t`i poshtërojë ata, duhet të presë përballjen me rezistencën amerikane dhe evropiane. Nëse Rusia do të jetë një faktor politik dhe jo vetëm eksportues i vajit dhe gazit, atëherë duhet të zhvillojë një politikë më të pranueshme ndërkombëtare. "Vetëm një Rusi e integruar në bashkësinë ndërkombëtare mund të shfrytëzojë potencialet e veta ekonomike në kohën e globalizimit."

Rajs theksoi se kjo është e vërteta e hidhur e cila vlen edhe për Rusinë. Mirëpo esenca e mesazhit të saj nuk ka të bëjë vetëm me kryeministrin Vladimir Putin por edhe NATO-n dhe BE-n. "Plani gjerman Marshal është një organizatë e pëlqyeshme."

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Sekretarja e shtetit Condoleezza Rice në Novo-Ogaryovo, afër Moskës, shtator 2007

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Sekretarja e shtetit Condoleezza Rice në Novo-Ogaryovo, afër Moskës, shtator 2007

Amerika dhe Evropa duhet të bëjnë të qartë prapranushmerinë e ndërhyrjes ruse në Gjeorgji

Ministrja e jashtme zgjodhi me qëllim planin gjerman Marshall si një shembull ku kryesisht amerikanët dhe gjermanët takohen çdo vit në Uashington për të shkëmbyer mendimet për çështjet transatlantike. Rajs theksoi disa herë domosdoshmërinë që Amerika dhe Evropa së bashku duhet të bëjnë të qartë prapranushmërinë e ndërhyrjes në Gjeorgji.

Amerika dhe Evropa nuk duhet të lejojnë që Rusia të përfitojë nga agresioni i saj

Rajs theksoi se, Gjeorgjia ka bërë gabime në politikën ndaj Osetisë Jugore, por ky me siguri nuk ishte shkaku i agresionit rus. Ministrja e jashtme amerikane pohon se Rusia e ka planifikuar këtë ndërhyrje për një kohë të gjatë, meqenëse Gjeorgjia ka shprehur dëshirën për anëtarësim në NATO. "A thua ka filluar një formë e re e luftës së ftohtë?", pyeti Rice e cila megjithë fjalët e ashpra përpiqej të mos luante rolin e nxitës së luftës së ftohtë. "Në të ardhmen, udhëheqja ruse duhet të marrë vendime më të mira politike. Moska e ka në duart e veta ardhmërinë e Rusisë."

Formë e re e luftës së ftohtë?

Mesazhi pajtues përfundimtar është dërguar me qëllim, sepse këtë javë në Uashington do të zhvillohen konsultimet lidhur me sanksionet ndaj Iranit. Kondoliza Rajs e di se pa bashkëpunim me Rusinë si fuqi me të drejtë vetoje në KS të OKB nuk mund të zgjidhet problemi i Iranit apo të fitohet lufta në Afganistan.

DW.COM

  • Data 19.09.2008
  • Autor Ralf Sina / Uashington (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FLFZ
  • Data 19.09.2008
  • Autor Ralf Sina / Uashington (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FLFZ