1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Romët dhe Sintët

"Nuk duam të kthehemi" - Situata e romëve në Gjermani

BE po zhvillon në Bukuresht një konferencë për situatën e romëve. Debati mbi shpërbërjen e lagjeve të romëve në Francë ktheu sërish në qendër të vëmëndjes situatën dramatike së kësaj pakice, më e madhja në Evropë.

Sot në Gjermani jetojnë rreth 100.000 sintë dhe romë me pasaporta gjermane

Sot në Gjermani jetojnë rreth 100.000 sintë dhe romë me pasaporta gjermane

Prej 600 vitesh tashmë jetojnë në Gjermani sintë dhe romë. Këto pakica përmenden në dokumente historike të shekujve 14 dhe 15. Gjatë peridhuës naziste, sintët dhe romët u bënë pjesë e viktimave që shkaktoi racizmi i çmendur nacional-socialist. Qëllimi i këtij sistemi ishte zhdukja e plotë e "maxhupëve", sic i quanin sintët dhe romët. Deri në vitin 1945 në mbarë Evropën u vranë rreth 500.000 pjestarë të kësaj pakice. Rreth 20.000 ishin nga Gjermania.

Pas Luftës së Dytë Botërore vrasja masive e romëve dhe sintëve u refuzua për dhjetëra vite të njihej si krim lufte. Në fund të viteve 70 kjo pakicë u organizua dhe tërhoqi vëmendjen e opinionit publik me një protestë spektakulare urie në ish kampin e përqëndrimit në Dachau.

Fëmijë romë në Gjermani

Fëmijë romë në Gjermani

Romët pakícë kombëtare

Në vitin 1982 qeveria gjermane e njohu më në fund në mënyrë zyrtare pakicën e romëve dhe sintëve si një grup viktimash. Që prej vitit 1990 kjo pakicë është e njohur si "pakicë kombëtare". Sot në Gjermani jetojnë rreth 100.000 sintë dhe romë me pasaporta gjermane. Ata ndjekin dhe punojnë profesione nga më të ndryshmet dhe nuk jetojnë nëpër autobuzë apo makina, përveç se ndoshta kur shkojnë me pushime. Përveç sintëve dhe romëve gjermane, këtu jetojnë edhe rreth 50.000 refugjatë romë të cilët vijnë nga ish vendet e Jugosllavisë. Të gjithë do të kthehen dikur në Kosovë, Bosnje, Serbi apo Maqedoni. Edhe Roza 50-vjeçare: "Unë vij nga Maqedonia. Në ish Jugosllavi s'kemi më asnjë mundësi tër të jetuar. Kam shumë frikë po na kthyen. Pse? Këtu është më mire. Ne kemi frikë."

Aksion për ndalimin kthimit të romëve

Aksion për ndalimin kthimit të romëve

Roza ka frikë

Roza erdhi përpara shumë vitesh në Gjermani si refugjate lufte, së bashku me të shoqin dhe fëmijët. Në atdheun e saj të vjetër, ajo ka frikë. Njerëzit so Roza urrehen edhe sot e kësaj dite atje: "Atje më trajtojnë si qen. Atje ne jemi romë. Njerëzit thonë: Ik që këtu ti maxhup, çfarë do këtu. Ata godasin fëmijët tanë dhe na pështyjnë. Ata thonë, ishe kaq vite në Gjermani e Evropë e tani kthehesh prapë këtu."

Sidomos romë dhe sintë nga Kosova duhet ta presin kthimin në ish atdheun e tyre. Në prill të këtij viti qeveria gjermane nënshkroi një marrëveshje përkatëse për kthimin e tyre. Bëhet fjalë për rreth 10.000 vetë.

Ministri i Brendshëm gjerman flet për një "kthim gradual". Por këshilli i sintëve dhe romëve në Gjermani u ka bërë thirrje qeverisë dhe landeve që të mos lejojnë kthimin e romëve në Kosovë. Atje vazhdon të ushtrohet ende shumë dhunë ndaj kësaj pakice.

Autor: Nils Naumann/ Sonila Sand

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 14.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pdzw
  • Data 14.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pdzw