1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nuk dorëhiqem: Asadi reagon pas kërkesave për dorëheqje

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka hedhur edhe një herë poshtë në një intervistë për televizionin shtetëror sirian kërkesat e perëndimit për dorëheqje.

Asad në intervistë

Asad në intervistë

Kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian për të dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, ai i quajti të pavlefshme. Ai është zgjedhur nga populli sirian dhe nuk është vendosur në pushtet nga Perëndimi, tha Assad. Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi Perëndimin nga një ndërhyrje ushtarake në Siri. Për shkak të shtypjes së dhunshme të opozitës Assad-i është izoluar ndërkombëtarisht. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara nga ana e milicëve dhe trupave siriane në muajt e fundit janë vrarë rreth 2.000 civilë.

Protesta kundër Assadit

Protesta kundër Assadit

Asad paralajmëron zgjedhje të reja

Siria ka dalë më e fortë nga protestat, ka thënë Asadi të dielën në televizion. Problemet në vend duhet të zgjidhen politikisht, tha ai duke bërë të ditur një reformë kushtetuese dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja në shkrut të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë një ditë pas paralajëmrimit për reforma në Siri nga presidenti Asad, aktivistë të organizatës proqeveritare, milicët Shabiha kanë qëlluar për vdekje dy vetë. Sipas aktivistëve sirianë, ata kanë sulmuar edhe dyqane të kundërshtarëve të regjimit.

Autor: AG/ Arapi
Redaktoi: P. Pani