1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nuk do të ketë sanksione më të ashpra kundër të huajve që refuzojnë integrimin

Në një intervistë për radion gjermane Deutschlandfunk ministrja gjermane e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, flet për martesat me detyrim, martesat e rreme dhe integrimin e të huajve.

Ministrja gjermane e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger.

Ministrja gjermane e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger.

Zonja ministre, si mund të rregullohet çështja e martesave të detyrueshme?

Leutheusser-Schnarrenberger: "Në kodin penal gjërat do të sqarohen deri në fund. Nuk do të ndryshojë neni që parashikon dënimet e deritanishme deri me pesë vjet heqje lirie. Me ligj saktësohet se vepra është e dënueshme, por zbatimi i ligjit as në të ardhmen nuk do të ndryshojë dhe do të përballet me vështirësitë me të cilat përballet edhe sot."

Martesat e detyrueshme edhe tani janë të dënueshme. Dënimi pra mbetet pesë vjet dhe në fakt nuk do të ndryshojë asgjë?

Leutheusser-Schnarrenberger: Jo. Gjërat nuk do të ndryshojnë shumë, por ligji do të saktësojë gjërat. Është e qartë që ligji penal duhet edhe të zbatohet në realitet dhe për këtë duhet pasur njohuri paraprake. Ndërsa vëshitrësitë me të cilat përballet policia nuk mund të ndryshojnë".

Po cilat janë përparësitë e projektligjit të ri?

Leutheusser-Schnarrenberger: Në ligjin e ri penal saktësohet se martesa e detyrueshme nuk lejohet në Gjermani dhe këto janë vepra të dënueshme. Është një sqarim i plotë sepse në ligjin e ri flitet qartë për martesat e detyrushme. Për ata që e shikojnë ligjin do të jetë menjëherë e qartë se për çfarë është fjala."

Sa i madh është në të vërtetë problemi me martesat e detyrueshme në Gjermani?

Leutheusser-Schnarrenberger: Nuk kemi të dhëna konkrete për këtë dukuri, për e dimë se fenomeni ekziston. Këtë e dëgjojmë edhe prej grave të prekura, por statistika për këtë dukuri nuk ka. Policia e ka të vështirë, sepse këto gjëra ndodhin brenda familjeve që do të thotë se policia mund të hetojë në bazë të informacioneve nga rrethi apo nga vet viktima. Natyrisht që këto vështirësi do të jenë prezente edhe në të ardhmen, sepse këtu kemi të bëjmë me kërcënime masive dhe familje ku martesa e detyrueshme nuk shikohet si vepër kundër ligjit. Familjet nuk duan që këto gjëra të dalin në opinion."

Në të ardhmen do të luftohet më ashpër edhe fenomeni i martesave të rreme tek personat me prejardhje të huaj. Bashkëshortët nuk do të marrin lejen e qëndrimit në Gjermani pas dy por pas tre vitesh?

Leutheusser-Schnarrenberger: Po, për këtë çështje kemi debatur gjatë në koalicion dhe ka pasur propozime, që një martesë duhet të zgjatë katër vite, para se bashkëshorti të fitojë lejen e qëndrimit në Gjermani. Kemi rënë dakord për një kompromis dhe jam e lumtur që në të ardhmen do të ketë një rregullim më rigoroz."

Po si qendron çështja me mangësitë në integrim: ministri i Brendshëm Thomas de Maizière është i mendimit se rreth 15 për qind e migrantëve i takojnë grupit të atyre që refuzojnë integrimit?

Leutheusser-Schnarrenberger: Nuk kemi të dhëna konkrete dhe këto janë vetëm vlerësime të gjendjes. Siç e kam kuptuar unë, Konferenca e ministrave të brendshëm ka për qëllim që të informohet për gjendjen e vërtetë, por ky ligj nuk parashikon ashpërsimin e sanksioneve. Ai saktëson gjërat të cilat parashikohen me ligjin e tanishëm.

Autor: Dirk-Oliver Heckmann / Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM

  • Data 27.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PpmP
  • Data 27.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PpmP