1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nuk do të ketë injeksione të reja financiare për Irakun - konferencë ndërkombëtare në Stokholm

Në Stokholm fillon sot një konferencë ndërkombëtare për Irakun, ku do të bëhet bilanci i investimeve në Irak, por nga ku nuk priten injeksione të reja financiare.

MPJ amerikane Kondoliza Rajs dhe kryeministri i Suedisë Fredrik Reinfeldt përshëndesin pjesëmarrësit e konferencës për Irakun

MPJ amerikane Kondoliza Rajs dhe kryeministri i Suedisë Fredrik Reinfeldt përshëndesin pjesëmarrësit e konferencës për Irakun

Gjashtë muaj pas intervenimit amerikan në Irak, shifrat ishin të mahnitshme. 56 miliardë dollarë i duhen Irakut që të rigjenerohet. Kështu u tha në konferencën e parë për rindërtimin e Irakut në Madrid. 20 miliardë dollarë do t'i jepte vetë Uashingtoni. Pas kësaj mrekullia "Irak" do të ecte vetiu, natyrisht e lyer me naftë. Iraku do të bëhej Japonia e Lindjes së Mesme.


U zhvilluan konferenca në Jordani, Egjipt, Kuvajt, dhe tanimë në Suedi. U premtuan më shumë fonde dhe falje e borxheve. Por qeveria irakiane nga konferenca në konferencë po tregohet gjithnjë e më tepër më e zhgënjyer.


Kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki para një muaji u shpreh kështu në Kuvajt: "Bëhet fjalë për më shumë ndihmë për vendin tonë. Ne shpresojmë që në këtë konferencë të dalë diçka konkrete. Në konferencat e shkuara kemi ngritur komisione-por rezultatet e tyre deri tani nuk janë vënë në jetë."

Shtetet arabe mjaft të rezervuara në ndihmat për Irakun

Veçanërisht shtetet arabe tregohen mjaft të rezervuara kur vjen fjala për të ndihmuar vëllanë tjetër, Irakun. Kuvajti vazhdon të pretendojë ende për të 15 miliardë dollarët, dëmshpërblim si pasojë e ndërhyrjes së Sadam Huseinit aty në vitin 1990. Po kështu rezerva ka edhe gjigandi i naftës dhe vendi fqinji Arabia Saudite. Te të katërtat e kërkesave ndaj Bagdadit vinë nga vendet e Gjirit Persik. Përveç kësaj Iraku duhet të paguajë një pjesë të fitimeve nga nafta në një fond të Kombeve të Bashkuara.


Nga ana tjetër qeverisë shiite nuk i vjen mirë që as sauditët dhe as Kuvajti nuk kanë hapur ende ambasadat e tyre në Bagdad si vende të tjera sunite. Arsyet: gjendja e sigurisë dhe akuza se Iraku shtyp sunitët. Por krahas sigurisë Irakut i mungon edhe një ligj për naftën për rritjen e fitimeve nga nafta.


Nga konferencat ndërkombëtare, sidomos ajo në Madrid para pesë vitesh Iraku ende pret për miliardat e premtuara. Ndoshta Irakut ende i duhet të presë, sepse nga konferenca e Stokholmit nuk mendohet se do të jepen ndihma të reja, në vend të kësaj do të ketë paralajmërime për mbajtjen e premtimeve të dhëna dhe do të përsëritet kërkesa ndaj qeverisë irakiane për të bërë më shumë për stabilitetin dhe pajtimin kombëtar.


  • Data 29.05.2008
  • Autor Ulrich Leidholdt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E88o
  • Data 29.05.2008
  • Autor Ulrich Leidholdt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E88o