1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Nuk bien në sy " - Terroristët islamistë dhe drejtësia gjermane

Që nga ngjarjet e 11 shtatorit u bë e qartë se terroristët islamistë veprojnë edhe nga Gjermania. Ndërkohë 23 prej tyre janë futur në burg. Cilat përvojat e punonjësve gjermanë në burgje me islamistët?

default

Pamje nga një proces gjyqësor kundër një të dyshuari për terrorizëm

Burgu i Këln-Ossendorfit. I gjithi kontrollohet me kamera. Dritaret janë aq të trasha, saqë nga jashtë nuk hyn asnjë zhurmë. Këtu nuk dëgjon asgjë tjetër veç zhurmës së pjatave e pirunjve kur hahet. Në shtëpinë katër të sigurisë së lartë ndodhen të burgosur, të cilët janë shumë të rrezikshëm,sepse kanë ushtruar dhunë kundër të burgosurve të tjerë apo personelit të burgut, apo bëjnë pjesë në bandat e kriminalitetit të organizuar apo në grupet islamiste-terroriste.

Pa vetëdije faji

Manuela Heller drejton këtë sektor. Cilat janë përvojat e saj me të burgosurit që vijnë nga grupet terroriste islamiste? „Të burgosurit me këtë sfond, janë në fakt të burgosurit më të këndshëm. Ata janë rregullisht shumë të pastër, jetojnë shpesh në mënyrë shumë spartane, kanë kontakt të shpeshtë me familjet, janë shumë të sjellshëm me personelin, shumë të përzemërt dhe shumë modestë.“

Krejt ndryshe kanë qenë përvojat me ta në gjykatën e lartë të landit në Stutgart. Në procesin kundër anëtarëve të grupit terrorist Ansar al-Islam, i cili kishte planifikuar një sulm kundër kryeministrit irakian, Allawi, i padituri Rafik Y. ofendonte gjithnjë gjykatësen dhe përfaqësuesen e prokurorisë federale. Ai sulmoi edhe punonjësit e gjykatës gjatë seancës dhe i plagosi ato. Nuk e fshihte fare injorimin ndaj shtetit juridik demokratik.

Në Këln si dhe në burgje të tjera të burgosurit vizitohen nga klerikë myslimanë, thotë Frank Pohlen, inspektor i sigurisë në burgun e Këlnit: „Fillimisht kjo ofertë pranohet, por ne kemi parë edhe se herë pas here hoxhallarët u japin mend, se kanë bërë gjithçka gabim etj etj. Në këto raste shpesh bie interesi." 23 anëtarë të grupeve terroriste islamiste ndodhen ndërkohë në burgjet gjermane, pesë vetëm në landin Nordrhein-Westfalen.

Mungesë gadishmërie për integrim

Synimi i heqjes së lirisë është resocializimi, këtu bën pjesë pendesa. Por ata nuk e tregojnë aspak një gjë të tillë, thotë Manuela Heller. Por a besojnë këta të burgosur se kanë bërë padrejtësinë? Jo sipas përvojës së Manuela Heller. Sepse ata mendojnë, dhe kjo është tipike për këtë grup, se nuk është vepër penale, ajo që ata bëjnë, por ideologji, Për ata është bindje, pra ata nuk e shohin si të dënueshme.

Ata janë akuzuar dhe dënuar jo vetëm për anëtarësi në një organizatë terroriste, por edhe për shkak të akteve të tjera penale si fallsifikim dokumentesh apo mashtrim. Manuela Heller për këtë: „Shpesh kjo relativizohet, sepse padia nuk është e vetmja pikë, por shpesh qëndron në lidhje me akte të tjera penale si fallsifikim dokumentesh, mashtrim i sigurimeve. Këto delikte ata i pranojnë, por aktin e vertetë për të cilin janë akuzuar, nuk e pranojnë dhe nuk flasin aspak për të." Këto të burgosur jetojnë pa rënë në sy në qelitë e tyre, por gatishmëri për t´u integruar në shoqëri nuk tregojnë.

  • Data 14.08.2008
  • Autor Paul Elmar Jöris
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ExIz
  • Data 14.08.2008
  • Autor Paul Elmar Jöris
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ExIz