1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nuk arrihet zgjidhje në krizën pakistaneze

Sot pritej të mblidhej parlamenti i Pakistanit për të vendosur riemërimin në poste të gjyqtarëve që ishin pushuar më parë nga puna prej Presidentit Musharaf.

Asif Ali Zardari, majtas dhe Nawaz Sharif

Asif Ali Zardari, majtas dhe Nawaz Sharif

Por partnerët në koalicion vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje në lidhje me disa detaje mjaft të rëndësishme dhe për këtë Lidhja Myslimane e Navaz Sharifit kërcënoi se do të tërheqë nga kabineti ministrat e saj. Partia Popullore mundohet ta minimizojë krizën. Sandra Petersman: Partnerët e koalicionit qeveritar në Pakistan u takuan kësaj here në Londër për t`i dhënë fund mosmarrëveshjes në lidhje me riemërimin e gjyqtarëve. Por ky takim ishte i pasuksesshmëm.

Navaz Sharifi i Lidhjes Myslimaane deklaroi: "Unë besoj se të gjithë njerëzit në Pakistan janë të zhgënjyer nga ky përfundim. Ne kemi ngecur në vend dhe nuk po ecim dot përpara megjithë përpjekjet tona."

Lidhja Mylimane është partnerja më e re e koalicionit qeveritar se bashku me Partinë Popullore të Pakistanit të Benazir Bhutos. Pas dështimit të bisedimeve në Lodnër kjo Parti pkërcënon se do të tërheqë ministrat nga kabineti. Vejani i Benazir Bhutos, Ali Zardari i cili pas vrasjes së të shoqes është njeriu më i fortë brenda kësaj partie, pon përpiqet që të qetësojë gjakrat. "Të gjitha qeveritë dhe të gjitha koalicionit janë të paqëndrueshme. Por unë besoj se Aleanca jonë është relativisht e fortë edhe pse kemi ndryshime në mendime, por tani do ta vëmë gjendjen nën kontroll sepse asnjë prej nesh nuk dëshiron që të zhvillohen kaq shpejt zgjedhje të reja. Shpresoj se do t`ja dalim mbanë," tha Zardari.

Të dyja partitë u kishin premtuar idhtarëve të tyre pas zgjedhjeve të zhvilluara në muajin shkurt se do të rikthenin në postet e tyre rreth 60 gjyqtarë të cilët janë kritikë ndaj Musharafit.

  • Data 12.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DyTG
  • Data 12.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DyTG