1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

„Nuk është kurrë vonë të kalosh në anën e mirë të pushtetit“

Rosalia Romaniec12 Mars 2016

Polonia në udhëkryq: Qeveria proklamon ligj dhe drejtësi, por në realitet bën të kundërtën. Atmosfera e konfrontimit shtohet, gjë që mund ta dëmtojë vendin mendon Rosalia Romaniec.

https://p.dw.com/p/1IC5b
Polen Warschau Verfassungsgerichtshof Richter Andrzej Rzeplinski
Poloni, Gjykata Kushtetuese, gjykatësi Andrzej RzeplinskiFotografi: picture-alliance/dpa/P. Supernak

Asnjëherë më parë Polonia nuk ka qenë kaq e përçarë sa sot. Mes për vendit kalon një vijë ndarëse e padukshme, mes familjeve, miqësive dhe komunikimit në Facebook. Nga njëra anë ata që shohin përpara dhe duan të mbrojnë demokracinë që erdhi pas 1989, nga ana tjetër pëkrahësit e partisë „Ligj dhe Drejtësi (PiS), të cilët i damkosin si „pjesa më e keqe e Polonisë“ ata që mendojnë ndryshe në Poloni dhe duan një shtet autoritar. Mes fronteve qëndron hapur një hendek i thellë. Të duket sikur gjithkush është më shumë i gatshëm të hidhet në honin që ndan frontet se të tejkalojë vetveten.

Për partinë nacional-konservatore emri është program: „Ligj dhe drejtësi“. Por këtë më pak në emrin e popullit se në emrin e partisë. Me një vetëkuptueshmëri të habitshme ajo i interpreton ligje sipas kokës së saj, dhe i heq të gjitha pengesat që i dalin përpara. Tani para kësaj partie ndodhet pengesa më e madhe: Gjykata Kushtetuese.

PiS kryeson sondazhet

Grindja me gjykatësit më të lartë u ashpërsua, kur ata e deklaruan si shkelje të kushtetuës reformën e planfikuar në drejtësi. Në demokracitë e stabilizuara kjo do të sillte një korrigjim të kursit qeveritar me vete - edhe për të mos humbur votuesit. Por në Varshavë gjërat lëvizin ndryshe. Nëse këtë dielë në Poloni do të votohej, PiS do të merrte më shumë vota se të dy partitë opozitare së bashku. Sondazhe të tilla e entuziazmojnë qeverinë, që e sheh veten në rrugën e duhur, madje aq sa të injorojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë edhe vetë Kushtetutën. Në pararojë me shembullin e saj kryeministrja Beata Szydło: Sipas saj Gjykata Kushtetuese as nuk duhej të jepte një vendim aktualisht - prandaj ajo as nuk e publikon tekstin e vendimit në fletoren zyrtare -kjo nënkupton që ai nuk hyn në fuqi.

Romaniec Rosalia Kommentarbild App
Fotografi: DW

Ashpërsia e kursit të konfrontimit i habit shumë polakë, por po aq edhe durimi i qytetarëve protestues. Çdo javë mijëra polakë protestojnë në rrugë. Aktualisht shumë prej tyre këmbëngulin para selisë së kryeministres. Për shkak se ajo nuk e botoi tekstin, ata e projektojnë atë në fasadën e ndërtesës së kryeministrisë. “Beata botoje këtë tekst”, thërrasin ata. Për këtë protestë raportojnë vetëm televizionet private. Televizioni Shtetëror „informon“ për „mënyrën e papranueshme të veprimit të gjykatësve kushtetues.“

Pyetja që shtrohet: Sa kohë do mund të vazhdojë kështu PiS? Presioni në vend, por edhe nga jashtë rritet. Këtë fundjavë, Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës bën të ditur vendimin e tij për gjendjen e shtetit ligjor në Poloni. Varshava vetë është lutur për këtë, pasi Komisioni Europian në janar hapi një procedurë verifikimi për shtetin ligjor polak. Sipas informacioneve të para, Komisioni i Venecias e cilëson madje të rrezikuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Poloni.

Korrigjim kursi apo konfrontim i mëtejshëm?

Qeveria reagon me panik. Në vend që të zbusë atmosferën në vend, ajo hedh idenë se Komisioni i Venecias është „vetëm një instancë këshilluese“. Me këtë moskokëçarje, Varshava do të fshehë gjendjen kritike para një vendimi të mundshëm: Korrigjim kursi apo vazhdim konfrontues? I pari do të ishte një vendim i mençur e pragmatik. I dyti, më i mundshmi do të kishte pasoja të mëdha: krizë kushtetuese, krizë shtetërore, anarki në sistemin e drejtësisë dhe më keq –gjithçka mund të mendohet.

Këtë e dinë edhe pragmatikët në partinë e Kaczyńskit- kjo edhe pse kreu i partisë si sundimtar i vetëm përcakton politikën e qeverisë - i çliruar nga barra e posteve dhe përgjegjësisë që sjellin me vete. Duket se është thjesht çështje kohe, derisa të dalin në krye ata që duan emancipimin. Këtë e kishte parasysh edhe presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, kur takoi presidentin polak, Andrzej Duda. Me një retorikë sipas stilit të “Star-Wars” –luftës së yjeve” ai u shpreh se “nuk është kurrë vonë për të kaluar në anën e mirë të pushtetit”. E vërtetë! E rëndësishme është që partiakët brenda PiS të mos presin shumë gjatë. Sepse një ditë çmimin nuk do ta paguante vetëm qeveria, por e gjithë Polonia.

Ju mund të ofroni mendimin Tuaj në fund të këtij artikulli! Ne ju mirëpresim!