1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NSA duhet frenuar

qu/wl (dpa, ape, afpe, WAZ)/Angjelina Verbica24 Korrik 2013

Gjykata të posaçme duhet të miratojnë përgjime brenda Shteteve të Bashkuara, vetëm nëse fjala është për persona tashmë të dyshimtë.

https://p.dw.com/p/19DkI
Bildnummer: 51456021 Datum: 01.09.2006 Copyright: imago/INSADCO Auge beobachtet einen Nummerncode, Objekte, Symbolfoto; 2006, EDV, Zahlensystem, Programmcode, Zahl, zahlen, Daten, Screenshot, Screenshots, Matrix, Fotomontage, Augen, Suche, suchen, beobachten, Rasterfahndung, Überwachung, 1984, Code, Codes, Verschlüsselung, Privatsphäre,; , quer, Kbdig, Einzelbild, Deutschland, , /, Kontrolle, Sicherheitskontrolle, Sicherheitslücke, Sicherheitslücken, Geheimzahl, Geheimzahlen, geheim, kontrollieren, Überwachung, überwachen, Zahlencode, Zahlencodes, Codierung, codieren, Mathematik, Wissenschaft, Mathematiker, Wissenschaftler, Genie, Genies, Genialität, Verschlüsselung, verschlüsselt, verschlüsselte, Nachricht, Nachrichten, codiert, codierte, Codierung, geheime
Fotografi: imago/INSADCO

Për herë të parë që nga zbulimet e ish-punonjësit të shërbimit sekret Edward Snowden për programet gjigande të Agjensisë të Sigurisë Kombëtare (NSA) Kongresi Amerikan në Uashington është duke u marrë me këtë çështje. Deputetë republikanë dhe demokratë duan të kufizojnë aktivitetet e shërbimit të fshehtë NSA.

Vendet e huaja dalin përsëri të humbur

Pas një kërkese të republikanit Justin Amash përgjimi në Shtetet e Bashkuara në të ardhmen do të miratohet vetëm, në qoftë se bëhet fjalë për njerëz tanimë të dyshimtë. Në këtë mënyrë do të reduktohet përgjimi i telefonatave dhe mbledhja e të dhënave në Shtetet e Bashkuara. Në raste shkeljesh do të reduktohet buxheti i NSA-së. Aksionet e NSA-së në Gjermani dhe vende të tjera nuk do të preken nga një rregull i tillë.

Dhoma e Përfaqësuesve do të vendosë për këtë kërkesë të mërkurën ose të enjten (24. -25.07.) gjatë diskutimit për buxhetin e mbrojtjes. Ky do të ishte votimi i parë në Kongres në lidhje me kompetencat e NSA-së, që nga zbulimet e Snowdenit në fillim të qershorit. Drejtori i Shërbimit Sekret NSA, Keith Alexander, u përpoq të martën (23.07.) në një takim shumë sekret, që ta shmangte rezistencën, njofton gazeta amerikane online "Huffington Post".

Drejtori i NSA Keith Alexander
Drejtori i NSA Keith AlexanderFotografi: Saul Loeb/AFP/Getty Images

Deputeti Amash shkroi në twitter se vullneti i popullit duhet të dëgjohet. Veprimet e NSA nuk janë çështje partishë politike. Kjo është diçka, që ka të bëjë me të gjithë spektrin politik, është cituar delegati nga Miçigani. Ai shpreson në mbështetjen e gjerë të demokratëve, sepse propozimi është mbështetur edhe nga anëtarët e partisë së presidentit Barack Obama.

Telekomi koordinon aksionet e përgjimit me NSA

Gazeta Westdeutsche Allgemeine Zeitung (WAZ) njofton se Telekomi gjerman mbështet prej vitesh përgjimin e shërbimeve sekrete amerikane. Për këtë Telekomi në vitin 2001 është obliguar në rrugë kontraktuale, konfirmoi një zëdhënës i Telekomit për gazetën. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar në kuadër të marrjes së operatorit amerikan të telefonisë mobile VoiceStream. "Pa këtë marrëveshje ne nuk kemi mundur të bëjmë asnjë biznes në Shtetet e Bashkuara."

Zëdhënësi i Telekom-it tha më tej, se nga marrëveshja për përgjimin janë prekur vetëm ato telefonata, që fillojnë, ose të përfundojnë në SHBA, pra që kryhen në Shtetet e Bashkuara. Telekomi nuk do t'i kalonte kurrë të dhënat, apo bisedat e përdoruesve gjermanë tek autoritetet amerikane. Të dhënat në Gjermani janë të mbrojtura nga autoritetet amerikane.

Marrëveshje përkatëse për përgjime me shërbimet e fshehta të huaja ka edhe me "vende të tjera," tha zëdhënësi për gazetën WAZ. Se në cilat vende përgjimet janë rregulluar në menyrë kontraktuale, këtë Telekomi nuk ka mundur ta thotë. Thuhet se kjo do të shqyrtohet.