1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nobelistë të paqes kërkojnë një botë më paqësore

20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit në kryeqytetin gjerman u mblodhën disa nobelistë për të tërhequr vëmendjen për nevojën e rrëzimit edhe të disa mureve tjera: mureve të armëve, dallimeve sociale dhe sëmundjeve.

Nobelistë të paqes kërkuan në Berlin rrugë për një botë më paqësore

Nobelistë të paqes kërkuan në Berlin rrugë për një botë më paqësore

Në podiumin e bashkisë së Berlinit eksperti për çështje të sigurisë, Jonathan Granoff flet për nevojën e çarmatosjes nukleare. Për të, armët bërthamore janë thjeshtë një humbje e pakuptimtë e burimeve. Por në sallë nuk është asnjeri, i cili duhet të bindet me shifrat dhe shembujt e tij nga historia: në sallë janë të pranishëm 300 delegatë mes tyre edhe ndodhen edhe Mihail Gorbaçov dhe Frederik Willem de Klerk, të dy nobelistë të paqes.

Në samitin e 10-të të nobelistëve bëhet fjalë për motivim dhe impulse të reja. Granoffi sqaron pastaj se si motivohet nga Gorbaçovi, Ferederick Willem de Klerk-u, Muhammad Yunus-i dhe 15 nobelistët e tjerë.

" M egjithatë këta janë realistët. Është diçka reale të ndjekësh paqën, dashurinë, dhimbshurinë dhe barazinë. Dhe të jesh bashkë me njerëzit që e kanë arritur këtë është shumë frymëzuese."

Posaçërisht Granoff-i i është mirnjohës ish-presidentit sovjetik Mihail Gorbaçov - një burrë i cili sipas pikëmapjeve të Granoffit ka shpëtuar historinë. Fjalimi i Gorbaçovit u ndoq me shumë vëmendje në Berlin:

"Çarmatimi është i mundur! Të gjitha mëdyshjet dhe vështirësitë e dukshme në rrugën drejt një bote pa armë atomike janë argumente të servirura nga njerëzit me fantazi të marra, që nuk duan të heqin dorë nga këto armë. Ne kemi nevojë për një tokë pa luftë dhe pa armë. Vetëm atëherë ne do të arrijmë të përballojmë sfidat e shekullit të 21-të".

Shumica e delegatëve, të cilët kishin udhëtuar për në Berlin janë anëtarë të organizatave të ndryshme joqeveritare. Ata ishin ftuar të merrnin pjesë në samit nga nobelistët e paqes. Shumica e tyre ishin të rinj, të cilët ende nuk kanë mbushur të 20-at. Ata kishin ardhur nga Spanja, Italia, Çekia dhe shumë vende të tjera. Samiti në Berlin ishte një mundësi e mirë që të shkëmbejnë përvoja dhe ide të reja.

Autor: Heiner Kiesel/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 12.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KVZy
  • Data 12.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KVZy