1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nobeli për Paqe për Bashkimin Evropian

Eliana Xhani12 Tetor 2012

Në mes të krizës më të rëndë që prej themelimit të tij, Bashkimi Evropian nderohet me çmimin më të rëndësishëm në botë: Nobelin për Paqe.

https://p.dw.com/p/16Olt
epa03394032 Flags are seen in front of the European Parliament in Strasbourg, France, 11 September 2012 during the plenary session of the European Parliament. EU member states must for the first time implement binding energy-saving measures in a push to reduce the bloc's energy consumption by 20 per cent by 2020, compared to 1990 levels. The measures, agreed to Tuesday by the European Parliament, include a 1.5 per cent year-on-year reduction in energy sector sales to consumers, the partial renovation of government-owned buildings and energy audits for large companies. EPA/PATRICK SEEGER
Fotografi: picture-alliance/dpa

Këtë vit Nobeli për Paqen i jepet Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian dhe organizatat e tij pararendëse gjatë gjashtë dekadave kanë kontribuar në pajtimin, demokracinë dhe zhvillimin në Evropë, e argumentoi vendimin komiteti për çmimin Nobel në Oslo. Shtetet anëtare të BE-së kanë treguar se si përmes objektivave të përcaktuara qartë dhe ndërtimit të besimit mund të kapërcehen armiqësitë. Duke iu referuar vështirësive ekonomike dhe sociale me të cilat përballët aktualisht BE-ja, theksohet se roli stabilizues i BE-së ka kontribuar që pjesa më e madhe e Evropës të kthehet në një zonë ku sundon paqja.

Komisioni i BE-së uroi në një reagim të parë në Twitter "të gjithë evropianët kudo ndodhen". Presidenti i Komisionit të BE-së Barroso e cilësoi çmimin një "nder të madh për gjithë BE-në".

Brussels, Belgium, August 27; 2012. -- European Union flags are seen in front of the Berlaymont, the headquarter of the European Commission. Foto: Thierry Monasse/DPA
Fotografi: picture-alliance/dpa

Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, u shpreh në Twitter menjëherë pas shpalljes së çmimit se ndihet "thellësisht i emocionuar" dhe "i nderuar" për dhënien e çmimit prestigjioz BE-së. "Kjo mund të shërbejë si frymëzim", deklaroi të premten politikani socialdemokrat gjerman. "BE është një projekt unik që zëvendësoi luftën me paqe dhe urrejtjen me solidaritet."

Me çmimin Nobel për Paqe nderohen persona apo organizata për angazhimin e tyre për vëllazëri mes shteteve, çarmatim dhe organizimin dhe mbështetjen e konferencave për paqe. Që prej vitit 1960 Nobeli për paqe akordohet edhe për angazhimin për të drejtat e njeriut dhe që prej 2004 edhe për ambjentin. Ndërkohë që çmimet e tjera Nobel jepen në kryeqytetin suedez Stokholm, Nobeli për paqe jepet në Oslo. Pesë anëtarët e komitetit për çmimin zgjidhen për gjashtë vjet.

Vitin e kaluar për herë të parë çmimin e morën tri gra. Gazetarja Tavakkul Karman nga Jemeni e ndau çmimin me presidenten liberiane Ellen Johnson-Sirleaf dhe Leymah Gbowee, gjithashtu nga Liberia. Në 2010 u nderua aktivisti kinez Liu Xiaobo dhe në 2009 presidenti i SHBA-së, Barack Obama.