1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

China Friedensnobelpreis

10 Dhjetor 2010

Të premten (10.12.) çmimi Nobel për paqë i ndahet disidentit të burgosur kinez dhe profesorit të letërsisë Liu Xiaobo. Qeveria në Pekin ka protestuar ashpër dhe bojkotoi ceremoninë e ndarjes së çmimit në Oslo.

https://p.dw.com/p/QV32

Çmimi Nobel për Paqe është rregullisht ndër më të diskutueshmit. Zhurma e madhe për çmimin është kështu pjesë e ceremonisë së dhjetorit në Oslo, ashtu si shqetësimet për ata, të cilët nderohen. Kjo për faktin se personalitetet, të cilat në konflikte të vështira dhe rrethana dramatike angazhohen për paqë dhe mirëkuptim, zakonisht kanë më shumë armiq se sa miq.

Kur Komiteti i Çmimit Nobel vendosi më 8 tetor në Oslo që çmimin e sivjetshëm Nobel për paqe t'ia akordojë profesorit të letërsisë dhe veprimtarit të burgosur kinez Liu Xiaobo, ai komentoi kështu fuqishëm edhe ndryshimin e forcave globale. Kështu duhet të komentohet përzgjedhja e Komitetit. Një fuqi në rritje si Kina, duhet të respektojë në të mirën e krejt botës të drejtat e njeriut. Ky ishte mesazhi i Oslos.

Ishte kjo një shuplakë e rëndë për pushtetmbajtësit kinezë. Ata janë përgjigjur në mënyrën adekuate, duke shtypur në vendin e tyre diskutimin për laureatin e parë kinez të çmimit Nobel, fillimisht aq të dëshiruar dhe tani të urryer. Përveç kësaj u morën masa frikësuese, parandaluese apo vendosja e menjëhershme nën arrest shtëpiak, kundër disa veprimtarëve, në mesin e tyre edhe gruaja e Liu-s, Liu Xia. Reagimet e ashpra nga Pekini tregojnë se juria norvegjeze ka arritur të prekë nervin e regjimit.

Megjithatë është qesharake, që kritikët besnikë të regjimit akuzojnë Komitetin në Oslo, se përmes vendimit të tij synon që në mënyrë provokative dhe qëllimkeqe, të pengojë Kinën në rritjen e saj. Përkundrazi. Ka kohë, që vetë në Pekin kuadrot e vjetër të epokës së Mao-s, kërkojnë zëshëm më shumë liri për shprehjen e mendimit. Shembulli i fundit është një letër e hapur, që një grup i ish-kuadrove komuniste me ndikim, i dërgoi udhëheqjes së re partiake. Një shoqëri që ndryshon me kaq shpejtësi, ka nevojë për më shumë hapësirë për kritika në mënyrë, që në të ardhmen të mirren vendime më të zgjuara, ishte argumenti i tyre. Zërave të tillë Çmimi Nobel për paqe mund t'iu shërbejë si një inkurajim dhe mbështetje simbolike. Kjo për faktin se vetëm kinezët mund të vendosin vetë, se si duhet të zhvillohet më tej Kina. Kështu çmimi Nobel i paqes në të njëjtën kohë është për Liu-n një mundësi e papërsëritshme për lëvizjen demokratike kineze, tërsisht të përçarë dhe të margjinalizuar në masë të madhe.

Adrienne Woltersdorf
Adrienne Woltersdorf, drejtuese e programit kinez të Deutsche Welle-s.Fotografi: M. Urbach

Oslo mund të jetë pikënisje për një lëvizje të re. Por deri sa të ndodhë kjo, veprimtarët kinezë, si në Kinë ashtu edhe jashtë saj, duhet të dëshmojnë se janë në gjendje, që në shërbim të çështjes të mbajnë nën kontroll egon e tyre pjesërisht të flaktë. Pushtetmbajtësit në Pekin do të bëjnë krejt çka është e mundur që veprimtarët e demokracisë të mbeten të parëndësishëm. Që ata janë në gjendje ta bëjnë këtë, e kanë dëshmuar mjaft gjatë javëve të kaluara.

Veprimtarët për të drejtat e njeriut në Kinë me Liu Xiaobo-në, fitojnë një figurë identifikimi të njohur ndërkombëtarisht. Ata kanë një manifest të mençur "Karta 08", i cili po ashtu është përpliuar nga Liu Xiaobo. Ata kanë një audiencë dashamirëse mbarëbotërore dhe mundësitë, që ofron interneti. Ajo çfarë mungon është fatkeqësisht lëvizja që i bashkon të gjithë.

Autor: Adrienne Woltersdorf

Redaktoi: Esat Ahmeti