1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Identifikohet atentatori i Kopenhagenit

Christoph Heinzle16 Shkurt 2015

Danimarka në zi. Një 22 vjeçar mysliman danez, Omar Abdel Hamid El-Hussein fshihet pas atentatit ndaj një qendre kulturore dhe sinagoge në Kopenhagë, ku humbën jetën dy vetë.

https://p.dw.com/p/1EcNy
Dänemark Anschläge in Kopenhagen
Fotografi: Reuters/L. Foeger

Lajmi kryesor në mediat daneze: Identifikimi i atentatorit të sulmit në fundjavë. Bëhet fjalë për një 22 vjeçar mysliman danez, Omar Abdel Hamid El-Hussein, të i cilin e qëlloi për vdekje policia ditën e dielë pas një shkëmbimi të shkurtër zjarri. El-Hussein ka qenë pjesë e një bande të lagjes Nërrebro të Kopenhhagenit. Para një viti i njëjti person kishte qëlluar me thika pa asnjë arsye një 19-vjeçar duke e lënduar rëndë, pas kësaj vepre penale danezi mysliman kishte përfunduar në burg. Madje mediat daneze publikuan edhe pamje të incidentit të vitit 2013.

Terroranschläge erschüttern Dänemark
Terrori trondit DanimarkënFotografi: picture-alliance/dpa/L. Sabroe

22 vjeçari lirohet para kohe nga burgu

Por para dy javësh, sipas të dhënave të avokatit të tij, El-Hussein u lirua para kohe. Hetuesit vetëm u shprehën, se autori i krimit kishte qenë pjesë e dosjeve policore për armëmbajtje pa leje, delikte dhune dhe kriminalitet bankar. Megjithatë ministrja daneze e Drejtësisë, Mette Frederiksen ka vlerësuar punën e autoriteteve të sigurisë dhe suksesin e shpejtë të policisë ditën e dielë. "Kemi parë atentate në disa vende, kemi ditur se edhe në Danimarkë ka pasur një rrezik real, por duhet thënë se policia punoi shumë mirë, duke bërë të mundur që autori të kapej brenda disa orësh."

Dänemark Anschläge in Kopenhagen Attentäter Omar Abdel Hamid El-Hussein SCHLECHTE QUALITÄT
Omar Abdel Hamid El-Hussein i liruar para kohe nga burguFotografi: Reuters/Danish Police handout/Scanpix

Hetimet ende nuk kanë përfunduar, por policia ka marrë në arrest të hënën dy bashkëpunëtorë të El-Hussein në Kopenhagen. Në sulmet ndaj një qendre kulturore dhe një sinagoge në Kopenhagen humbën jetën dy vetë. Ndërkohë në Danimarkë flamujtë janë vendosur në gjysmështizë. Për të hënën në mbrëmje kryetari i bashkisë së Kopenhagenit ka ftuar për një ceremoni të përmortshme, ku pritet të marrë pjesë edhe kryetarja e bashkisë së Parisit, si një shenjë e solidaritetit të autoriteteve franceze me Danimarkën, më shumë se një muaj pas sulmeve në Paris kundër revistës satirike "Charlie Hebdo". Sipas policisë atentatori duket se ka qenë i frymëzuar nga këto atentate.

Dänemark Anschläge in Kopenhagen Pressekonferenz Thorning-Schmidt
Kryeministrja daneze Helle Thorning-SchmidtFotografi: Reuters/S. Laessoee/Scanpix

Thirrje për solidaritet

Pas sulmeve në Kopenhagë, politikanët e të gjitha partive dhe bashkësitë fetare kanë bërë thirrje për të ruajtur solidaritetin në shoqërinë daneze - kundër terrorizmit dhe pro vlerave liberale të vendit. Qasir Najib, përfaqësues i një organizate të myslimanëve të Danimarkës ka theksuar se "edhe pse autori ka qenë me origjinë arabe, dhe ka pasur prindërit myslimanë, më duhet të them qartë se kjo nuk ka të bëjë me islamin, dhe ai nuk është një mysliman. Islami do të thotë paqe dhe "një terrorist paqësor" nuk shkon aspak me këtë fe." Ndërsa kryeministrja e Danimarkës Helle Thorning-Schmidt ka bërë thirrje pas atentateve në vend për të mbrojtur lirinë e fesë dhe të drejtën për shprehjen e lirë të mendimit në Danimarkë.