1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi dhe Maqedonia shkakton indinjatë të thellë në Serbi

Qeveria serbe kërkoi largimin e ambasadores malazeze dhe ambasadorit maqedonas. Shumica dërmuese e reagimeve janë negative, por ka edhe të tillë që thonë se duhet treguar më pak emocione dhe më shumë maturi.

Masat e rrepta ndaj shteteve fqinje janë ndërmarrë për shkak se njohja e Kosovës është bërë pas vendimit të OKB-së

Masat e rrepta ndaj shteteve fqinje janë ndërmarrë për shkak se njohja e Kosovës është bërë pas vendimit të OKB-së

Gëzimi i Serbisë pas miratimit në OKB të kërkesës që çështja e pavarësisë së Kosovës të dërgohet në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, zgjati më pak se 24 orë. Pasoi shoku pasi që vetëm një ditë më vonë Mali i i dhe Maqedonia njohën pavarësinë e Kosovës. Beogradi reagoi me zemërim: vendosi që ambasadorët e Malit të Zi dhe Maqedonisë t'i shpallë përsona non grata në Serbi. Ata duhet të largohen nga vendi brenda 48 orësh. Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiq tha se masat më të rrepta ndaj shteteve fqinje janë ndërmarrë për shkak se njohja e Kosovës është bërë pas vendimit të OKB-së.

Radikalët kërkojnë largimin nga Serbia edhe të ambasadorit amerikan dhe atij britanik, me shpjegimin se Uashingtoni është epiqendra e të gjithë aksioneve për njohjen e Kosovës. Tomisllav Nikoliq pohon se përgjegjësinë për këtë njohje e ka vet Qeveria serbe, ndërkohë që krerët e Partisë Demokratike serbe të ish - kryeministrit Vojisllav Koshtunica thonë se në Serbi duhet konfiskuar madje edhe pasuria e të gjithë politikanëve malazezë. Vet Koshtunica ka kërkuar ngritjen e aktakuzës kundër Malit të Zi dhe Maqedonisë. Analisti Dushan Janjiq mendon se njohja në bllok e pavarësisë së Kosovës ka për qëllim: "Mbajtjen e çështjes së Kosovës lartë në axhendën ndërkombëtare." Analisti tjetër Boshko Jakshiq thotë se masat kundër këtyre republikave janë kontraproduktive për vet Serbinë.

"Do të shkëmbehen fjalë të rënda, por gjendja nuk do të destabilizohet. Shpresoj se nuk do të ketë sanksione ekonomike dhe kurse të ashpra politike", thotë ai.

Me qëndrime më të matura paraqiten edhe disa parti politike në Serbi. Lideri liberaldemokrat Çedomir Jovanoviq pohon se reagimi i Beogradit është histerik dhe i pamatur. "Shumica e krerëve politikë në Beograd duket se nuk e kanë kuptuar se Mali i Zi është shtet i pavarur, që ka politikën dhe interesat e veta", tha Jovanoviq duke shtuar se Serbia është ajo që duhet të shqyrëtojë politikën e vet dhe të gjejë shpjegim lidhur me dallimet dramatike mes politikës serbe dhe shteteve në rajon.

Reagimin e Beogradit të pamatur dhe të gabueshëm e quajti edhe ish - ministri i drejtësisë Vlladan Batiq. Ai tha se në politikë nuk ka emocione por vetëm interesa politik, ndërkohë që kreu malazez mendon se nga njohja e pavarësisë së Kosovës do të përfitojë drejt afrimit me BE-në.

  • Data 10.10.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FXt3
  • Data 10.10.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FXt3