1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Njeriu nën hijen e Mubarakut - Roli dhe influenca e Omar Suleimanit

11 Shkurt 2011

Mubarak mbetet në pushtet por i kalon kompetencat e postit zëvendëspresidentit Omar Suleiman, ish-shefit të shërbimit informativ të vendit.

https://p.dw.com/p/10FhU
Në foto, Omar Suleiman
Në foto, Omar SuleimanFotografi: picture-alliance/dpa

Omar Suleiman, ditëlindja e të cilit jepet herë viti 1934, herë 1935 ose 1936, ka qenë që në fillim të viteve nëntëdhjetë në krye të shërbimit të përgjithshëm informativ (Moukhabarat). Suleiman, i lindur në zonën rurale të Egjiptit verior, ka marrë pjesë si oficer këmbësorie në të dy luftrat kundër Izraelit, në vitin 1967 dhe 1973.

Funksioni më i rëndësishëm i shefit elegant të spiunëve ka qenë ndërmjetësimi jozyrtar në konfliktin e Lindjes së Mesme, midis fraksioneve rivalizuese palestineze si dhe midis Izraelit dhe Palestinës. Kështu për shembull ai ka marrë pjesë në përgatitjet e evakuimit të Rripit të Gazës nga Izraeli si dhe në vendosjen e armëpushimit midis Izraelit dhe palestinezëve, përkatësisht Hamasit.

Suleiman bën pjesë në rrethin më të ngushtë rreth Mubarakut dhe është përmendur gjithnjë si pasardhës i mundshëm i presidentit. Në rastet më të spikatura diplomatike ai është shfaqur shpesh në krah të Mubarakut, megjithëse nuk e ka marrë fjalën asnjëherë. Edhe përndjekja pa kompromis e grupimeve ekstremiste si Gamaat Islamija dhe Xhihadi islamik në vitet nëntëdhjetë kanë qenë punë e Suleimanit, megjithëse thuhet se ai nuk është përzier në praktikat e torturave.

Autor: Hans Spross / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti