1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Njerëzit që denoncojnë problemet në Europë, janë pothuajse të pambrojtur

Çështja e Edward Snowden mbetet në qendër të vëmendjes ndërkomëbtare. Sipas Mark Worth nga Transparency International në Europë ka pak mbrojtje për njerëzit të cilët denoncojnë gjërat që nuk funksionojnë si duhet.

Deutsche Welle:Për Snowden ka shumë simpati publike, por si është situata e njerëzve si ai në Europë? Sa të mbrojtur janë nga pushimi nga puna nënpunësit e sektorit publik apo privat nëse vendosin të zbulojnë korrupsionin, krimin apo drejtimin e keq të kompanisë ku ata punojnë?

Mark Worth: Vendi i vetëm në BE që ka një ligj të fortë për të mbrojtur këta njerëz është Britania e Madhe. Që prej vitit 1998 një ligj i mbron të gjithë këta njerëz nga pushimi nga puna, kërcënimet apo transferimi kundër dëshirës së tyre. Hungaria ka një ligj që i mbron, por jo një agjenci ku mund të bëhen ankimet, pra ligji nuk funksionin si duhet. Tre vende të tjera: Rumania, Luksemburgu dhe Sllovenia, kanë ligjë, por që janë të kufizuar vetëm në rastet korrupsionit. 22 vendet e tjera të BE ose kanë një ligj shumë të kufizuar ose nuk kanë asnjë mbrojtje ligjore për punonjësit që zbulojnë korrupsionin.

Si ka mundësi që situata ligjore është mjaft e dobët?

Sepse është një fushë e re ligjore. Në Europe debati për këtë çështije nisi në vitet 90' kur Britania e Madhe pati një sërë skandalesh dhe aksidentesh që mund të ishin parandaluar. Pas debateve, në vitin 1998 u miratua ligji Akti i Zbulimit të Interesit Publik. Që prej asaj kohe qytetarët janë bërë më të ndjeshëm për çështjet e korrupsiont, përvetësimit dhe mashtirmit financiar. Një ligj të tillë tashmë duan ta kenë edhe vende të tjera në Europë, dhe kjo vjen për shkak të një sërë faktorësh si kriza fianciare, paqendrueshmëria politike dhe se media e ka kuptuar se njerëzit që zbulojnë problemet janë një burim i rëndësishëm informacioni.

Sa është duke u përpjekur Brukseli që ky ligj të jetë në të gjithë unionin?

Ne jemi duken kërkuar një gjë të tillë. Këshilli i Europës me anë të disa komisioneve të veçanta është duke shqyrtuar rekomandimet tona. Disa nga rekomandimet duken mjaft të fortë, por do të mbetet për tu parë nëse BE do të nxjerrë një rregullore apo direktivë. Por duke gjykuar atë se çfarë ka ndodhur në pesë vitet e fundit, do të thoja se një direktivë është e pashmangshme, sepse ka shumë skandale që nuk raportohen për shkak se punonjësit kanë frikë nga humbja e vendit të punës apo kërcënimet.

A është treguar e predispozuar BE dhe vendet e tjera antare, për të diskutuar rreth sugjeriemve tuaja?

Në shumë vende të BE politikanët kanë bërë deklarata publike në mbështetje të atyre që zbulojnë problemet, por më pas asgjë nuk ka ndodhur. Ose ata propozojnë një ligj jo-funksional ose qeveria ndryshon dhe nuk ndodh asgjë. Disa vende madje kane 10 vite që premtojnë një ligj të tillë dhe asgjë nuk ka ndodhur. Nëse shohim ligjet Europiane për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, shohim elemente që mund të përfshihen tek ligji për mbrojtjen e atyre që zbulojnë problemet. Si për shembull: liria e shprehjes, mbrojtja nga pushimi i padrejtë nga puna dhe qasja tek mjetet juridike. Ligji i ri duhet të formulohet në bazë të këtyre standarteve. Prandaj më surprizon fakti se shumë vende të BE nuk kanë vullnetin politik për të kaluar një ligj të tillë.

Si është sitauta në Gjermani?

Në Gjermani, koalicioni i qendrës së djathtë nën drejtimin e Kancelares Merkel, votoi për të mos dëgjuar propozimet për një ligj të tillë. Në vitet e fundit ka patur disa kërkesa nga të Gjelbrit, partia e Majtë dhe Social demokratët. Pra Gjermania nuk është mirë sa i përket të drejtave të atyre që zbulojnë problemet e kompanive ku ata punojnë. Në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut është duke u gjykuar një çështje kundër një infermiereje, pasi mund të jenë dhunuar të drejtat e njeriut dhe e drejta e lirisë së shprehjes. Infermierja që punonte në një spital të Berlinit u pushua nga puna pasi tha se të moshurave nuk u shërbehej si duhet. Edhe disa gjykata gjermane dhanë vendim kundër saj.

Të ktheheni edhe njëherë tek ato vende që kanë një ligj të tillë. A funksionon ai në të vërtetë?

Absolutisht. Njerëzit kanë marrë guxim. Arsyeja kryesore që njerëzit nuk denoncojnë problemet është se kanë frikë nga pushimi nga puna, por nëse këto barriera rrëzohen shumë njerëz do të vijnë për të thënë probelmet që ata shohin. Ka prova mjaft të qarta se nëse një ligj i tillë funksionon si duhet, atëherë njerëzit do ta përdorin.

Unë mendoj se në mënyrë që qytetarët të ndihen të angazhuar në komunitetin e tyre duhet tu jepet mundësia të jenë të mbrojtur dhe mendoj se qeveritë nuk bësojnë aq shumë tek qytetarët nëse ato nuk bëjnë një ligj për mbrojtjen e atyre personave që zbulojnë aferat korruptive apo probleme të tjera. Nëse Europa kërkon të bëhet feneri i të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe pjesmarrjes qytetare, ky është rasi më i mirë.

Mark Worth është kooridnator i programit të Transparency International në Berlin, që ka në fokus mbrojtjen e personave që bëjnë publike problemet e kompanive ku ata punojnë.