1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Njerëzit e fuqishëm që përcaktojnë politikën ruse në prapaskenë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është i rrethuar nga miq të ngushtë që prej ardhjes në Kremlin para 14 vjetësh. Ata formojnë dy fraksione: "Skifterët" dhe "Pëllumbat". Një prej tyre po fiton ndikim.

Në Perëndim nuk i njohin thuajse aspak, përfaqësuesit e linjës së ashpër në Kremlin. Ata i shmangen shfaqjes në publik dhe nuk japin me dëshirë intervista. E megjithatë prej muajsh Presidenti Vladimir Putin nuk është i vetëm në kursin e tij të konfrontimit me Perëndimin. Ekziston një rreth i ngushtë i brendshëm miqsh, që janë të afërt me shefin e Kremlinit dhe mbështesin linjën e tij të ashpër.

"Byroja politike 2.0" e quan atë këshilltari politik rus Evgenij Mintshenko, duke iu referuar Bashkimit Sovjetik, kur shteti drejtohej nga një instancë e fuqishme funksionarësh të partisë Komuniste. Njerëzit përreth Putinit, janë më me influencë se kurrë thotë njohësi i Kremlinit.

„Skifterët“ janë aktualisht në pozitë shumë të favorshme“, tha në intervistë me DW eksperti për Rusinë dhe drejtuesi i firmës së konsulencës politike „Eurasia Group“. Një arsye për këtë është që „skifterët“ kanë pozicione të forta sa i takon çështjeve gjeopolitike, thotë Bremmer. „Konfrontimi me Perëndimin për shkak të Ukrainës zhvillohet me tone të një nacionalizmi ekstrem dhe revanshiste. Putini interesohet më shumë për gjeopolitikën se sa për ekonominë. ,Pëllumbat‘ janë pjesë e bllokut ekonomik të elitës ruse. Influenca e tyre mbi këtë politikë është shumë e vogël."

Të besuarit më të rëndësishëm të Putinit

Russischer Verteidigungsminister Sergei Shoigu

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shojgu

Sipas Mintschenkos aktualisht tre burra kanë influencën më të madhe mbi Putinin dhe kursin e Kremlinit. „Kohët e fundit Sergej Ivanov, Sergej Shoigu dhe Igor Setçin janë bërë më të fortë. Ata janë përfituesit kryesorë të kursit të ashpër“, thotë këshilltari politik. Sergej Shoigu është pas Putinit politikani më popullor rus. Që prej nëntorit 2012 ai është ministër i Mbrojtjes. Ish njeriu i KGB-së dhe shoku i vjetër i Putinit Sergej Ivanov është shef i Zyrës së Presidentit. Dhe Igor Setçin, ish punonjës i shërbimit të fshehtë dhe një nga të besuarit më të ngushtë të Putinit, është shefi i koncernit më të madh shtetëror rus të naftës, Rosneft.

Të tre janë përfaqësues të së ashtuquajturve „Silovikë“. Kështu quhen në Rusi thuajse të gjithë që mbajnë uniformë. „Silovikët“ më të fuqishëm janë drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, por edhe të shërbimeve sekrete. Putin, një ish punonjës i KGB-së, është pra një prej tyre. Ish-“Siloviki“ nuk ka. Kështu shpjegohet përse grupi përreth Igor Setçinit vërtet nuk është pjesë e një strukture zyrtare pushteti, e megjithatë ushtron një influencë të fortë mbi bllokun e sigurisë, thotë Mintshenko.

Rrethi i brendshëm prej vitesh i qendrueshëm

Konfrontimi me Perëndimin e ka lidhur edhe më ngushtë me Putinin rrethin e brendshëm, beson Bremmer. „Pjesa më e madhe e tyre ishin shënjestrat e para të sanksioneve nga BE dhe SHBA. Por siç kemi parë, masat patën pak efekt“, thotë eksperti i Rusisë. Ato vetëm sa e kanë forcuar varësinë e elitave nga Putini.

Gennadi Timçenko

Gennadi Timçenko

Në "Byronë politike 2.0" sanksionet kanë ndryshuar pak gjëra, mendon edhe Mintshenko. Krahas Setshinit, Shojgusë dhe Ivanovit kanë fituar influencë para së gjithash oligarkët besnikë.

„Për shkak të koniunkturës së dobët të jashtme, kanë marrë zhdëmtime të mëdha figurat më të rëndësishme në byronë politike. Këta janë para së gjithash vëllezërit Kovaltshuk dhe Rotenberg si dhe Gennadi Timtshenko“, thotë politologu rus. Sipërmarrësit e afërt me Putinin janë bërë të pasur me projekte të mëdha shtetërore. Sot ata janë në listat e sanksioneve të Perëndimit.

"Skifterët" nuk duhen mbivlerësuar

Sidoqoftë influenca e përfaqësuesve të linjës së ashpër në Rusi nuk duhet mbivlerësuar, theksoi Mintshenko. „Nëse ,skifterët‘ do të kishin triumfuar, trupat ruse do të ishin tani në Kiev. Kjo do të kishte qenë një fitore e ,skifterëve‘„, mendon ai. Eksperti mendon gjithashtu se nuk ka një fraksion unanim „Silovikësh“ në Kremlin. „Ka grupe rivalizuese, të cilët të gjithë ushtrojnë influencën e tyre“, thotë Mintshenko.

Edhe Ian Bremmer është i kujdesshëm kur është fjala për vlerësimin e rolit të „Silovikëve“. Ai është i bindur se konservatorët përcaktojnë zhvillimin në Rusinë e sotme. Por në të njëjtën kohë eksperti është i mendimit se është gabim t‘u jepet peshë e tepruar njerëzve rreth Putinit në politikën e sotme të Rusisë. „Ajo përcaktohet nga vetë Putini dhe më pak nga rrethi i tij“, thotë Bremmer.