1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Njё herё nё Xhihad - I kthyeri nga IS rrёfen

Ekspertёt gjermanё tё terrorit prej kohёsh kanё pritur pёr njerёz si Ebrahim B. I kthyeri nga IS distancohet prej regjimit terrorist dhe propagandёn e tij e quan si perandori legjendash. Tё hёnёn nis procesi ndaj tij.

Ebrahim B. donte tё ishte njё hero. Sipas mendimit tё Prokurorisё Federale ai madje ka qenё i gatshёm, tё sakrifikojё vetveten si atentator kamikac pёr tё ashtuquajturin Shteti Islamik (IS). Por ai ndryshoi mendje. E ndoshta tani vёrtetё ai mund tё bёhet hero: sepse ai flet nё publik pёr tmerrin, brutalitetin e IS-it. Sepse ai distancohet hapur prej tij. Sepse ai me deponimin e tij e zhvelftёson makinerinё e propagandёs sё milicёve tё terrorit. Sepse ai me kёtё ndoshta i frenon tё tjerёt, qё tё ndjekin rrugёn plot pasoja, qё mund tё tё ҫojё deri nё betejat nё Siri. Ebrahim B. ёshtё i pari nga rreth 260 tё kthyerit nga IS nё Gjermani, i cili demakson njё mit nё intervistё pёr mediat gjermane WDR, NDR dhe Süddeutscher Zeitung. Ai do tё paralajmёrojё tё tjerёt, thotё Ebrahim. E tё tjerё ka mjaft. Joshja e milicёve tё terrorit vazhdon tё jetё e madhe. Autoritete gjermane llogarisin me rreth mё shumё se 700 gjermanё, qё kanё shkuar nё xhihad. Tё tjerё si psikologu dhe eksperti i Islamit, Ahmad Mansour, llogarisin madje me rreth 2000 xhihadistё gjermanё nё zonat e sundimit tё IS-it.

Tё mbjellёsh dyshimin, tё provokosh pyetje kritike

Ekspertёt e terrorit kanё shpresuar gjatё pёr njё tё penduar si Ebrahim B. Edhe Peter Neumann, studiues i ekstremizmit nё Kings College nё Londёr shpreson, qё shembulli i Ebrahem nga Volfsburgu mund tё nxisё edhe tё tjerё pёr tё deponuar: "Shumё tё kthyer janё tё deziluzionuar. Ata do tё mund t'i tregonin historitё e tyre, por ata kanё frikё nga pasojat", thotё Neumann pёr televizionin ARD. Tё penduar si Ebrahim B. mund tё mbjellin dyshime tek ithtarёt e mundshёm tё IS-it, shton mё tej Neumann: "Eshtё e rёndёsishme, qё njerёzit tё mendohen, ndoshta tё shkojnё nё Siri dhe tё shtrojnё pyetje kritike", thotё Neumann. "Gjithmonё pёrҫohet pёrshtypja, se tё gjithё qё shkojnё atje janё tё kёnaqur, tё vendosur dhe tё motivuar, nuk kanё asnjё dyshim, dhe janё tёrёsisht tё bindur nga ideologjia. Kjo ёshtё diҫka qё i penduari e hedh poshtё, pra mitin e vendosmёrisё dhe besnikёrisё", vёren eksperti nga Londra. Nё IS pёr kёtё janё tё vetёdijshёm. Kёtё e provojnё dёshmitё e tё bashkёakuzuarit Ayoub B. gjatё marrjes nё pyetje nga policia prej nga citon radiostacioni gjerman NDR: "Pёr IS unё jam njё tradhёtar. Nёse ata do tё mё kishin kapur, do tё mё kishin therur. Ata kanё thёnё, se asnjёri nga Volfsburgasit nuk lejohet tё shkojё nё shtёpi, nё rast tё kundёrt ata do tё na e hedhin pёrtokё propagandёn."

Celula e Volfsburgut

Ebrahim B. dhe Ayoub B. bёjnё pjesё nё njё grup prej rreth 20 tё rinjsh, qё kanё shkuar nё Siri. Ata janё indoktrinuar dhe rekrutuar nga Yassin Oussaifi. Derisa atё e ndaluan, ai mblidhte tё rinj nё xhaminё Ditib tё Volfsburgut dhe i bёnte ata t'i vriste ndёrgjejgja, kujton Ebrahim B.: "Si mundesh ti tё flesh, kur tё rinj myslimanё vuajnё nga uria, ose gratё pёrdhunohen?" Ndёrkohё Oussaifi ka marrё njё post tё lartё nё IS si gjyqtar i Sheriahtit. Rekrutuesi i IS-it dinte si tё joshte, vё nё dukje Ebrahim B.: Mund tё ngasёsh makina tё shtrenjta dhe tё martohesh me gra tё pasura, premtonte ai.

Tё deziluzionuarit si Ebrahim edhe ekspertja e Islamit nga Frakkfurti Susanne Schröter i konsideron si aktorё tё rёndёsishёm nё luftёn kundёr valёs sё largimit tё tё rinjve xhihadistё: "Njerёzit, qё donin tё bёheshin luftёtarё kanё pёrfunduar si makinalarёs. Vajza tё reja qё kanё dashur tё gjejnё princin e tyre tё pёrrallave kanё pёrfunduar nё prostitucion. Ose njerёz, qё janё tronditur nga shkelja e tё drejtave tё njeriut. Nёse ata tregojnё atё qё ndodh vёrtetё nё Shtetin Islamik, atёherё imazhi i zbuluruar prej propagandёs do tё njolloset keq. Profesorja nga Frankfurti e kupton mirё se ҫfarё i entuziazmon tё rinjtё te Xhihadi. "Atje ekziston ideja e njё projekti tё madh, qё do ta ndryshojё botёn nё mёnyrё radikale, qё ёshtё e legjitimuar prej Zotit dhe pёr tё cilёn ka nevojё ҫdo individ", shpjegon joshjen e kёsaj propagande Schröter nё intervistё pёr DW.

Atentatorё kamikac apo luftёtar

Nё fund tё majit 2014 Ayoub B. dhe Ebrahim B.shkuan nё Turqi. Ata kaluan kufirin dhe mbёrritёn nё njё kamp pritёs nё Jarabuus tё Sirisё. Atje iu desh tё dorёzonin pasaportёn dhe telefonin celular. Atyre u duhej tё vendosnin nёse donin tё bёheshin luftёtarё apo atentatorё kamikac. Ayoub B. donte tё bёhej luftёtar. Ebrahim B. sipas aktakuzёs kish vendosur tё bёhej atentator kamikac. Bashё me 50 atentatorё tё tjerё potencialё ai shkon mё vonё nё Irak - bashkё me tё edhe njё tjetёr nga Volfsburgu, i cili "me sa dukej mezi priste tё vdiste". Autoritet gjermane mendojnё, se mё shumё se 90 xhihadistё gjermanё kanё gjetur vdekjen nё Siri dhe nё Irak. Ndёr ta tё paktёn shtatё janё nga Volfsburgu.

Ebrahim B. njofton pёr paranojёn nё IS, pёr frikёn nga spiunёt e pranishёm kudo. Edhe atё vet e dyshonin herё-herё si spiun. Pёr ta trembur atё e kishin mbyllur nё njё qeli tё pёrlyer e gjak - dhe mё vonё i kishin hedhur njё kufomё, sё cilёs i sihte prerё koka. Nё fund tё gushtit 2014 Ebrahim B. ia del tё arratiset. Ai tregohet i ndёrgjegjёsuar. Nё intervistё ai thotё se "burgu nё Gjermani ёshtё pёr tё mё mirё se sa liria nё Siri" ose "Shteti Islamik nuk ka tё bёjё asak me Islamin".

Linja narrative e motivimit

Marwan Abou-Taam punon nё Zyrёn e Kriminalistikёs sё landit Renani - Pflazit. Politologu i doktoruar nё fushёn e studimeve tё Islamit sheh tek narracioni linjёn qendrore tё motivimit nё procesin e radikalizimit: "Parimisht kemi tё bёjmё me njё situatё tё tillё, qё kёta djem tё rinj ndodhen nё kёrkim tё njё roli nё shoqёri. Por nga ana tjetёr ata solidarizohen lidhur me padrejtёsi nё Siri, nё Irak apo diku tjetёr. Kёtu kemi tё bёjmё me dy probleme: njё problem tё brendshёm. Tё rinjtё duhet tё kenё mundёsi tё jenё pjesё e kёsaj shoqёrie dhe atyre duhet t'u bёhet e qartё, se ata mund ta arrijnё kёtё. Nga ana tjetёr pёr botёn e jashtme ne duhet tё kujdesemi mё shumё, qё luftrat tё marrin fund nё mёnyrё civile."

Nёse Ebrahim B. nё procesin e tij deponon gjerёsisht, ndoshta narracioni i terroristёve do tё pёsojё tё ҫara tё mёtejshme.