1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Njëvjetori i miratimit të kushtetutës së Kosovës

Sa po zbatohet Kushtetuta një vit pas miratimit të saj? Mendime të qytetarëve.

default

Parlamenti në Prishtinë

Në Kosovë u mbush një vit, që kur parlamenti i vendit miratoi Kushtetutën. Miratimi i Kushtetutës nga udhëheqësit politikë u cilësua si datë historike.

Kushtetuta e Kosovës është dokumenti më i lartë juridik i vendit. Ajo garanton intergritetin dhe soranitetin teritorial të Kosovës. Një vit pas miratimit të saj në kuvendin e Kosovës, qytetarët mendojnë se ka ngecje në zbatimin e Kushtetutës.

“Ka ngecje në zbatimin e Kushtetutës, mirëpo koha është aleati më i mirë që do të dëshmojë se Kushtetuta duhet respektuar. Shpresoj se politikanët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do ta zbatojnë me përpikmëri Kushtetutën, ashtu siç zbatohet në shtetet e zhvilluara”

“Zbatimi i Kushtetutës bo bëhet ashtu siç janë rrethanat në terren. Në përgjithësi respektohet, por jo ashtu siç duhet”.

“Për mendimin tim Kushtetuta nuk është duke u respektuar, edhe pse ajo është baza e rregullimit shtetëror.”

Pika e parë e kushtetutës së Kosovës është respektimi dhe garantimi i sovranitetit të Kosovës. Mirëpo pikërisht mbi këtë pikë të parë të Kushtetutës paraqiten vështirësitë e zbatimit të saj. Është pjesa veriore e Kosovës, rajon ky i banuar më shumicë serbe, ku nuk zbatohet Kushtetuta e vendit. Kështu mendojnë qytetarët e Kosovës, një vit pas miratimit të kushtetutës.

“Ka lëshime, sa i përket pjesës veriore të Kosovës, mirëpo unë besoj se edhe në atë pjesë do të zbatohet dhe qytetarët e asaj pjese do ta kuptojnë me kohë.”

“Ngecja e zbatimit të Kushtetutës në pjesën veriore të Kosovës nuk është vetëm lëshim, apo moszotësi, që po bëhet nga ana e shtetit të Kosovës. Duhet ta kuptojmë së këtu kemi edhe disa misione ndërkombëtare, siç është EULEX-i UNMIK- dhe NATO-ja. Mirëpo unë besoj se me kohë serbët e pjesës veriore do ta kuptojnë se zbatimi i Kushtetutës është në të mirë të tyre”

Hartimi i Kushtetutës së Kosovës ishte paraparë në planin e kryendërmjetësit, Marti Ahtisari, mbi bazën e të cilit Kosova shpalli pavarësinë. Ahtisari kishte paraparë që misioni evropian EULEX të funksionojë mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës, ndërsa UNMIK-u të mos ishte më mision ndërkombëtar në Kosovë. Mirëpo nuk ndodhi kështu për shkak të mospajtimeve në KS-it ndërmjet shteteve, që e përkrahnin pavarësinë dhe atyre, që ishin kundër. Si rezultat i kësaj UNMIK-u akoma është këtu, funksionon mbi bazën e rezolutës 1244 të KS-it. Në bazë të kësaj rezolute erdhi në Kosovë edhe misioni evropian EULEX, i cili për serbët duhet të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës, ndërsa për shqiptarët ky mision duhet të funksionojë në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Është pikërisht kjo paqartësi, që sipas analistëve po shkakton telashe në zbatimin e Kushtetutës së Kosovës në të gjitha rajonet e vendit.

Autori: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica




  • Data 09.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HTvD
  • Data 09.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HTvD