1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Një vrasje në emër të nderit para gjykatësit

Për shkak të vrasjes me thikë të së motrës, 16 vjeçares Morsal O me origjinë nga Afganistani, vëllai i saj duhet të përgjigjet sot para Gjykatës së landit në Hamburg. Vrasja shkaktoi tronditje të madhe në Gjermani.

default

Më 15 maj të këtij viti, në një vendparkim 24 vjeçari Ahmad O qëlloi 23 herë më thikë mbi të motrën, 16 vjeçare në Hamburg. Vajza e re afgane vdiq që në vendin e ngjarjes, megjithë përpjekjen që bënë mjekët e urgjencës për risjelljen në jetë. Sipas gjykatës motivi për vrasjen ka qenë sjellja e lirë e 16 vjeçares. Sipas botëkuptimit të vëllait, Morsal kishte filluar t'i kthente kurrizin familjes, ajo vishej në mënyrë të papërshtatshme për parimet e familjes, dhe ashtu dilte në publik. Sipas deponimeve të vëllait vrasës, ai kishte besuar se motra po punonte si prostitutë.

Prokuroria e akuzon Ahmad O për vrasje të paramenduar dhe të përgatitur mirë. Disa herë më parë Ahmad e kishte këcënuar dhe e kishte rrahur të motrën. Ndërsa natën e vrasjes ai e ka planifikuar, me dredhi ai e ka thirrur të motrën në një vendparkimi. Por avokati i djalit të ri ka bërë fjalë për një veprim në afekt të të riut, impulsiv të ngjashëm me majmunin. Sipas një vlerësimi të bërë nga psikologu, 24 vjeçari është i sëmurë psikik dhe i pakontrollueshëm.

Vrasja e afganes së re që shokoi opinionin risolli edhe një herë temën e integrimit të të huajve në Gjermani dhe të vrasjeve për nder. Jo shumë kohë më parë, në vitin 2005 një gjermano-kurde ishte vrarë nga vëllai i saj po në emër të nderit. U ngritën zërat për ndëshkimin më të ashpër të autorëve që kryejnë vrasje të tilla dhe mbrojtje më të mirë të vajzave.

Organizata për të drejtat e gruas "terres de femme" sot ka bërë thirrje për demonstrim para gjyqit. Sibile Shraiber (Sybille Schreiber) nga kjo organizatë ngre zërin pë rrrezikun e përditshëm, në të cilin ndodhet vajzat e reja sidomos në familjet tepër konservative myslimane: "Po qe se një vajzë kërkon vetë partnerin e saj, apo ka marrëdhënie seksuale me një partner tjetër, atëherë ajo turpëron nderin e familjes, dhe klani familjar mund të vendosë ta vrasë atë."

Shraiberi kritikon faktin që viktima 16 vjeçare, megjithë kerkesën e përsëritur për ndihmë nga autoritetet, nuk u mor në mbrojtje. "Poblemi është që ose autoritetet nuk janë të sensibilizuara për këtë çështje, ose nuk ka personel, pra ka njerëz që eventualisht duan të ndihmojnë, por nuk dinë se çfarë duhet të bëjnë"

Edhe kancelarja Merkel në përvjetorin e 60- të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut tërhoqi vëmendjen për këtë çështje. Ajo u shpreh kundër relativizimit të të drejtave themelore në emër traditës, duke përmendur vrasjet për nder apo martesat e detyruara.

Pritet që procesi gjyqësor kundër afganit të ketë 10 seanca dhe të zgjasë deri në fund të shkurtit 2009.

  • Data 16.12.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GH5W
  • Data 16.12.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GH5W