1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Një votë dhjetë euro - Në Rumani votat janë blerë

Në zgjedhjet për Parlamentin e Evropës në Rumani, me sa duket jo gjithçka ka ecur sipas rregullave. Midis të tjerave besohet, se janë paguar para për votat e zgjedhësve. Një votë thuhet se ka kushtuar rreth 10 Euro.

Grua duke hedhur votën.

Për një votë është paguar dhjetë euro në Rumani. Votat janë blerë me shumicë.

Elena Basheskut, bijës 29 vjeçare te presidentit të Rumanisë, i duhet ende të mësojë ta parkojë Jeep-in e saj të rëndë. Përndryshe, ish topmodelja e ndien veten të përgatitur plotësisht për Brukselin, dhe për detyrën e re si eurodeputete. Një karrierë e shpejtë, që kaloi nëpërmjet kryesimit të organizatës së rinisë të partisë së Presidentit deri në Parlamentin e Evropës.

Sipas devizës "babi na e bën të mundur"- këtë mundën ta vërtetojnë tani gazetarë të njohur rumunë, me investigime të fshehta: "Për bijën e presidentit u aktivizua një makineri e fuqishme partiake," kritikon gazetari i famshëm rumun, Dan Tapalaga. Me një koleg, reporteri u telefonoi shumë organizatave të partisë liberal - demokratike të presidentit. Ai e paraqiti veten si përfaqësues i kryesisë së partisë së Basheskut. Dhe mësoi nga drejtuesja e fushatës elektorale, në Satu Mare se për Elenën do të ecin të gjitha sipas planit: "Njerëzit e besuar, të cilët kanë detyrë të votojnë për zonjushën Bashesku, janë organizuar tashmë nga grupet përkatëse lokale"... sqaron me mirësjellje zonja. Në vend atje e dinë në fund të fundit më mirë, se kë mund të ngarkojnë me këtë detyrë delikate.

Elena Basescu

Elena Basescu, e bija 29 vjeçare e presidentit të Rumanisë, ish topmodele, e ndien veten të përgatitur plotësisht për Brukselin.

Një përgjigje të ngjashme dhe të vendosur morën reporterët e fshehur edhe nga organizata e partisë në Vrancea: "Me të gjithë shefat e organizatave lokale kemi rënë dakord, që në çdo lokal zgjedhor të sigurohen të paktën 10 vota për Elenën. Të gjithë duhet të jenë gatitu për "Misionin Elena". Në ato rajone, ku ne përfaqësohemi edhe me kryetar bashkie, kemi siguruar edhe më shumë vota."

Në 17 mijë lokalet elektorale në të gjithë Rumaninë u mblodhën në këtë mënyrë votat, për të cilat kishte nevojë Elena Bashesku, për t'u futur në Parlamentin Evropian. Asaj iu desh të kandidonte së fundi, si kandidate e pavarur: anëtarë me emër në partinë liberal-demokratike protestuan, kur babi president donte ta vinte në vendin 5 në listë, bijën e tij mjaft të papërgatitur.

Poster me kandidatët për Parlamentin Evropian.

Edhe socialdemokratët mendohet se kanë mashtruar në zgjedhjet evropiane.

Akoma më rëndë bie mashtrimi elektoral, i sapozbuluar. Për një parti, e cila deri tani kishte rënë në sy pozitivisht në luftën kundër korrupsionit. Dhe për Trajan Basheskun, i cili para zgjedhjeve presidenciale që po afrohen, shkakton një skandal të vërtetë. Për të cilin ka pararendës historikë - kritikon reporteri i fshehtë, Dan Tapalaga: "Ngjashmëria me Nicu Ceausecun, birin e përkëdhelur të ish-diktatorit tonë është më se e dukshme: Elena Bashesku, princesha e përkëdhelur, jo vetëm mbështetet nga nomenklatura e partisë. Por, në një moment kritik partia është e gatshme madje edhe të sakrifikohet."

Edhe socialdemokratët, të cilët kanë tani në Parlamentin Evropian një vend më shumë se liberal-demokratët rumunë, besohet se kanë mashtruar në zgjedhjet evropiane. Atë që blen vota, e pret në Rumani një dënim me burg midis gjashtë muajsh dhe pesë vjetësh. Në të kaluarën janë bërë publike disa raste. Për t'u dënuar nuk është dënuar askush.

Autor: Andrea Mühlberger / Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 09.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I61Q
  • Data 09.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I61Q