1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një vit Trump - Sondazhi me ekonomistë nga bota

Një vit pas zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së, shumë ekspertë botërorë të ekonomisë i japin qeverisë së tij nota të dobta. Ekspertët amerikanë janë më të butë në gjykimet e tyre.

Gati tre të katërtat e ekspertëve të pyetur nga Instituti gjerman Ifo, ishin të mendimit se Donald Trump e ka ndikuar negativisht ekonominë botërore. Ifo publikoi të martën (07.11) një sondazh me 929 ekspertë nga 120 vende të botës. 57,2% e ekspertëve të pyetur janë të mendimit, se ardhja e tij në pushtet e ka rënduar ekonominë amerikane.

Por ndikimin më negativ të politikës së Trumpit ekspertët e shohin në fushën e drejtësisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit. 73,5 të ekspertëve të anketuar dhe 61,2 të ekspertëve në SHBA janë të mendimit se më shumë vuajnë të varfrit nga politika e Trumpit, si ajo e parashikuar ashtu edhe ajo e jetësuar ndërkohë.

Më kritikë janë ekspertët nga Kanadaja, Meksika e Irlanda. Më pak kritikë janë ekspertët amerikanë. Vetëm 38% e tyre janë shprehur, se presidenca e Trumpit ka sjellë pasoja negative brenda vendit. Por megjithatë ata vazhdojnë ta konsiderojnë qeverinë e Trumpit si jo efektive dhe të dëmshme për politikën e brendshme në SHBA.

 

la/(rtr, afp)