1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Një vit plan i integrimit nacional - Çfarë është arritur deri tani?

Më shumë se 15 milionë vetë nga familje emigrantësh jetojnë në Gjermani. Për t´i integruar ata më mirë në shoqëri, në vitin 2007 u prezantua më në fund plani i parë kombëtar i integrimit.

default

Me planin nacional të integrimit për herë të parë në historinë e Republikës Federale Gjermane, federata, landet, komunat dhe përfaqësitë e emigrantëve ranë dakord për një fundament të përbashkët për përmirësimin e politikës së integrimit. Fjala është për 400 masa dhe obligime.

Federata jep kontributin e saj me 150 masa konkrete dhe angazhime ndër të tjera me shtimin e kurseve për integrimin dhe krijimin e shanseve më të mira për arsimimin e të rinjve nga familje me sfond emigracioni. Gjithashtu janë menduar oferta të vecanta për analfabetët dhe gratë me fëmijë të vegjël.

Reagime pozitive të migrantëve

Maria Böhmer präsentiert neue Motive für Integration

E ngarkuara gjermane për integrimin, Maria Bëmer prezaton motivet për integrimin

Reagimi i migrantëve sipas të ngarkuarës së qeverisë gjermane për integrimin, ministres së shtetit Maria Bëmer (Maria Böhmer), është në përgjithësi shumë pozitiv: „Unë kam vënë re pikërisht në bisedat me organizatat e migrantëve, që ata më kanë thënë: ‚Kaq shumë integrim nuk ka patur në Gjermani deri tani‘. Ditët e fundit kam qenë në komuna të ndryshme në Gjermani, me qëllim jo në qytetet e mëdha, ku tema e integrimit luan një rol të madh, por në qytetet jo shumë të mëdha dhe të vogla. Edhe atje shpesh 19% të popullsisë janë të ardhur.“


Maria Bëhmer flet për një bazë të konsiderueshme besimi, e cila është arritur dy vitet e fundit së bashku me përfaqësuesit e emigrantëve dhe shton: „Që ne me planin nacional të integrimit në fakt ecim në një rrugë, që ne i ndryshojmë gjërat konkretisht. Ne nuk flasim për njeri-tjetrin, por me njëri-tjetrin. Kjo është një bazë shumë e mirë. Dhe nga përvoja e tyre përfaqësuesve të organizatave të integrimit u është bërë e qartë se ne kemi arritur, që të krijojmë një atmosferë krejt tjetër në vendin tonë përsa i përket kësaj teme."

Deutschland Ausländer Bleiberecht Symbolbild Sprachunterricht

Vetëm 40% e të rinjtë me prejardhje të huaj mbarojnë maturën

Shkollimi i të rinjve me prejardhje të huaj - prioritet

Një integrim i njerëzve me sfond migracioni në Gjermani varet nga një arsimim i suksesshëm, nga kualifikimi profesional dhe integrimi në tregun e punës. Se cilat probleme ekzistojnë ende në këto fusha, bëhet e qartë nga shifrat, që u prezantuan para pak kohe nga e ngarkuara e qeverisë për integrimin: „Vetëm në vitin 2005 15.000 nxënëse dhe nxënës nga familjet e huaja kanë lënë shkollën pa e përfunduar. Ne kemi 70% të nxënësve gjermanë, qä kanë kryer maturën, por te të rinjtë me prejardhje të huaj vetëm 40%.“

Përmirësimi i shanseve për arsimim të të rinjve me prejardhje të huaj është një nga përgjegjësitë kryesore të zonjës Bëhmer. “Integrimi nuk do të thotë, që ke humbje, por që edhe fiton diçka shtesë. Dhe prandaj duhet të angazhohemi. Dhe unë jam shumë mirënjohës, që edhe shumë organizata migrantësh, organizata migrantësh me origjinë turke, por edhe përfaqësues të fesë islame janë përfshirë në planin nacional të integrimit me shumë angazhim."

Tani duhet, që fjalët të ndiqen nga veprat.