1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një vendim që flet qartë - dënimi i vrasësit të egjiptianes Marwa el Sherbini

Në procesin për vrasjen e egjiptianes Marva El-Sherbini i akuzuari Alex W.u dënua me burgim të përjetshëm. Një vendim që flet qartë.

Nëpunës të gjyqit sjellin në sallë të akuzuarin Alex W.

Nëpunës të gjyqit sjellin në sallë të akuzuarin Alex W.

Vrasja e Marva El-Sherbinit u interpretua jo vetëm nga fanatikët e papërmirësueshëm si një shprehje e klimës së ksenofobisë ndaj fesë islame në Gjermani. Reagime të këtij lloji me emocione të thella ka pasur edhe nga radhët e shumicës së atyre myslimanëve në Egjipt, në Gjermani e në vende të tjera, të cilët në mënyrë konsekuente janë kundër çdo forme ekstremizmi.

Shumë gjermanë nga ana tjetër nuk mund ta perceptonin ndryshe vrasjen, veçse si një rast të veçuar ekstremizmi. Ata u çuditën nga emocionet e flakta të shumë myslimanëve duke i konsideruar ato thjeshtë si të ekzagjeruara dhe joracionale.

Trupi gjykues megjithatë nuk duhej të gjykonte mbi masën e këtyre reagimeve ose mbi shkallën e armiqësisë ndaj fesë islame në shoqërinë gjermane. Ai duhej të shqiptonte një vendim lidhur me një rast konkret vrasjeje dhe motivet e saj. Ky vendim është marrë mëse qartë: Vrasësi merr dënim maksimal. Ai duhet të qëndrojë gjatë gjithë jetës në burg, madje edhe lirimi i parakohshëm duket se përjashtohet.

Me këtë vendim në parim gjyqi ka bërë të qartë një gjë që është e vetëkuptueshme: aktet penale ose madje vrasjet me motiv ksenofobinë në Gjermani as nuk nënvleftësohen dhe as nuk tolerohen. Ato dënohen me rreptësinë më të madhe të mundshme, që parashikon ligji.

Megjithatë dy pika mbeten të pasqaruara. Nga njëra anë për shumë myslimanë do të mbetet e pakuptueshme, që pikërisht në një vend ku ekziston vetëdija për sigurinë si Gjermania autori i një krimi të tillë ka mundur të hyjnë me një thikë në sallën e gjyqit.

Nga ana tjetër të fut në mendime perceptimi në mënyra krejt të ndryshme i rastit të vrasjes nga myslimanët dhe jo myslimanët. Në një formë pak më të zbutur, për fat të mirë jo në mënyrë të dhunshme, tani sërish doli sërish në pah moskuptimi i thellë reciprok i shfaqur edhe në vitin 2006 në konfliktin mbi karikaturat dhe më vonë pas fjalimit të diskutueshëm të Papës në Regensburg.

Ka pasur për fat të keq shumë pak zëra të moderuar nga ana e fesë islame, që kanë tërhequr vëmendjen qartazi, se myslimanët në Gjermani nuk diskriminohen nga ana e shtetit , ose nuk lihen në mënyrë të qëllimshme të ekspozuar dhunës së dorasve. E për fat të keq edhe nga pala gjermane ka shumë pak zëra, që e kanë kuptuar këtë problem me rrënjë të thella: Anketime serioze vërtetojnë, se në pjesë të shoqërisë gjermane ka në përgjithësi një mosbesim të madh, shumë frikë dhe një antipati të hapur kundrejt islamizmit. Shoqëria gjermane duhet të merret me këtë problem - në mënyrë të besueshme edhe për myslimanët.

Autor: Rainer Sollich

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 12.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KUiM
  • Data 12.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KUiM