1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Një vend i posaçëm"

Hapet në Grozni xhamia më e madhe e Evropës

default

Blick auf das Dach des Neubaus der Merkez-Moschee in Duisburg Mittwoch, 22. Oktober 2008. Am kommenden Sonntag, 26. Oktober 2008, wird einer der groessten Moscheen Deutschlands feierlich eingeweiht. (AP Photo/Roberto Pfeil) --- View to the roof of the Merkez mosque in Duisburg, western Germany, Wednesday, Oct.22, 2008. One of the biggest mosques in Germany will open with a ceremony on Sunday, Oct. 26, 2008. (AP Photo/Roberto Pfeil)

Në kryeqytetin çeçen, Grosny para pak ditësh është hapur xhamija më e madhe në Evropë. Ajo mban emrin e presidentit çeçen të vrarë në vitin 2004 në një atentat terrorist dhe babait të presidentit aktual, Ramsan Kadyrov. Ester Hartbrich informon



Natën, e ndriçuar nga prozhektorë halogenë ajo duket impresionuese, xhamia e re e Grosnit me një kupolë të madhe dhe katër minare. Aty ka vend për 10.000 besimtarë dhe me këtë hapësirë, xhamia e Grosnit është xhamia më e madhe në Evropë. Valid Kurajev, imami i parë i xhamisë është i entuziazmuar.


"Një xhami kaq të madhe nuk ka pasur më parë. Të gjithë myslimanëve i është bërë një dhuratë e mrekullueshme. Ky ëhstë një sinjal shumë, shumë i rëndësishëm."


Presidenti çeçen, Ramsan Kadyrov 31 vjeç, mysliman besimtar ishte ai që inicioi projektin e xhamisë superlative dhe dhuroi para nga fondi i Kadirovit. Deri më tani nuk dihet se sa ka kushtuar xhamia. Ecurinë e punimeve madje e ka ndjekur personalisht vetë presidenti.

Presidenti çeçen, Kadyrov:

"Kam qenë ditën dhe natën këtu. Ky është thjesht një vend i mrekullueshëm."


Xhamia në qendër të kryeqytetit Grosni ka marrë emrin e babait të vrarë të Ramsan Kadyrovit, Ahmedit. Ai u vra në vitin 2004 në një atentat. Vetë qendra shpritërore e myslimanëve u ngrit në një kohë prej dy vjetësh. Në truallin, i shtrirë sa për 20 sheshe futbolli, është vendosur edhe administrata e xhamisë, biblioteka, është hapur një hotel, madje edhe një konvikt studentësh. Kjo xhami është e para, që është ngritur në Kaukazin verior, pas asaj të vitit 1930. Inxhinerë me pervojë ndërtimi u thirrën nga Turqia. Vasha Çashçanov, drejtor i qendrës për edukimin fetar-shpirtëror, u tregon vizitorëve me shumë entuziazëm ambientet e brendshme:


"Kupola e xhamisë është e zezë. Si guri në Mekën e shenjtë. Ky është një simbol për mësimin e shenjtë. Dhe atje tej ndodhet kupola e gjelbër e llampës të kujton qytetin Medina, ku është varrosur profeti Muhamed."


Xhaminë e re të Grosnit e ka vizitur edhe kryeministri rus, Vladimir Putin. Para pak ditësh ai vizitoi Çeçeninë për t'u informuar për pasojat e tërmetit në vend. Putin u shpreh se jo vetëm çeçenët, por të myslimanët e Rusisë mund të jenë krenarë për këtë xhami të re.

Dhe më tej:


"Nuk është rastësi dhe mendoj se është e drejtë që hapja e moshesë të fillojë me një konferencë ndërkombëtare.Nën titullin "Islami- feja e paqes". Ky është një mesazh pozitiv që dërgohet prej saj që islami është një fe që kërkon paqen dhe marrëdhënie të mira me besimet e tjera. Për ne rusët kjo është mjaft e rëndësishme."


Në Rusi jetojnë rreth 20 myslimanë, kjo do të thotë rreth 15% e popullsisë. Veçanërisht në Kaukazin verior ka gjithnjë konflikte me radikalët islamikë, të cilët duan të instalojnë shtetin fetar.


  • Data 22.10.2008
  • Autor Ester Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ferb
  • Data 22.10.2008
  • Autor Ester Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ferb