1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një "usta i vjetër" në politikën e jashtme si zëvendëspresident

Me zgjedhjen e senatorit 65 vjeçar Xho Bajden si zëvendëspresident Barak Obama i vari shpresat para së gjithash tek përvoja e tij në kongres veçanërisht në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.

Zëvendëspresidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden

Zëvendëspresidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden

Në Springfild në shtetin Illinoi e prezantoi Barak Obama zëvendësin e vet. Këtu filloi karriera politike e Abraham Linkolnit. Këtu e shpalli Obama kandidaturën e tij. Dhe tani 65 vjeçari Xho Bajdeni.

Një peshë e rëndë në politikë. Prej 35 vjetësh në senatin e Shteteve të Bashkuara. Në këtë mënyrë ai ka përvojën shumëvjeçare që u mungon kritikëve tek Barak Obama. Prej vitit 2001 Bajdeni është kryetar i komisionit për politikë të jashtme të senatit dhe zotëron kështu njohuri të thella mbi politikën e jashtme amerikane. Pa dyshim ai mbulon fushën ku donte të shënonte pikë kundërshtari i Obamës Xhon Mekein. Dhe ai pajtohet me Obamën në një çështje tepër vendimtare: Të dy e refuzojnë luftën e Irakut. Xho Bajdeni nuk e ka kritikuar presidentin Bush vetëm për fushatën e tij ushtarake, por vazhdimisht edhe për strategjinë e zgjedhur më pas:

"Ai dërgon trupa në një luftë civile dhe nuk mjafton kjo por i vendos në qendër të konfliktit në Bagdad. Për mua ky është një gabim tragjik."

Kompetent, gjuhëshpatë, nganjëherë plot humor

Gjatë fushatës zgjedhore Xho Bajdeni i mbulon krahët Obamës. Kompetent, gjuhëshpatë, nganjëherë plot humor. Në fakt nuk zgjoi valë të tilla interesimi si kandidatja tjetër për zëvendëspresidente Sara Palin, por ai është garant stabiliteti dhe jo i gatshëm për ta kthyer fushatën zgjedhore në kacafytje. Madje një herë ai distancohet publikisht prej një reklame të ekipit të vet. Në të Mekejni akuzohet se nuk di të përdorë kompjuterin.

Karrierën e tij profesionale Xho Bajdeni e fillon si avokat. Sapo mbush 31 vjet ai hyn në senat për shtetin e vogël Dellëuer jo larg kryeqytetit amerikan. Këtu ai merret fillimisht me çështje të mbrojtjes së konsumatorëve dhe të mjedisit. Në vitin 1987 ai kërkon të kandidojë për postin e presidentit. Shumë ekspertë mendojnë se mundësitë e tij janë të mira.

Por atij i duhet shpejt të tërhiqet kur zbulohet se i ka kopjuar fjalimet zgjedhore nga udhëheqësi i laburistëve britanik Nil Kinëk dhe nga Robert Kenedi. Me këtë ai s'puth më njëherë në partinë e vet. Vetëm vite më vonë bëhet kryetar i komisionit të drejtësisë dhe më pas kryetar i komisionit të jashtëm.

Xho Bajdeni është i martuar për herë të dytë me një mësuese. Gruaja e tij e parë dhe një vajzë humbën jetën në një aksident automobilistik. Dy djemtë nga kjo martesë ai i rrit vetë.

  • Data 05.11.2008
  • Autor Rüdiger Paulert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fo08
  • Data 05.11.2008
  • Autor Rüdiger Paulert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fo08