1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një udhëheqës shpirtëror politik - Portret i Dalai Lamës

Nga dita e djeshme në Gjermani po qëndron udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve, Dalai Lama. Që prej trazirave të marsit Dalai Lama është politizuar si kurrë më parë. Ai është për dialog me Kinën dhe kundër dhunës

Dalai Lama

Dalai Lama

Udhëheqësi shpirtëror i budistëve tibetianë, Dalai Lama nuk u kufizua kurrë te filozofia dhe religioni, por u përqëndrua gjithnjë tek politika.

1989 u nderua me Çmimin Nobel për paqen – për propozimet për zgjidhjen e konflikteve internationale, çështjen e të drejtave të njeriut dhe problemet e mjedisit. Gjithnjë Dalai Lama ka theksuar kërkesën për heqjen dorë nga dhuna. Pas trazirave në Tibet ai u distancua nga dhuna si mjet i konfrontimit ndërmjet kinezëve dhe tibetianëve.

„Unë jam komplet kundër asaj, që njerëzit të bëhen të dhunshëm. Nqs gjendja në Tibet del jashtë kontrolli për shkak të dhunës, atëherë unë do të jap dorëheqjen."

Që prej largimit nga Tibeti 1959 Dalai Lama u angazhua për të drejtat e njeriut dhe për vetëvendosje të popullit të tij. Ai nuk kërkon një shtet të vetin, por më shumë të drejta për Tibetin brendapërbrenda Kinës.

„Unë nuk punoj as për ndarjen dhe as për pavarësinë. Nëqoftëse ne tibetianët duam të fitojmë të drejtën për të ruajtur kulturën dhe spiritualitetin tonë, atëherë është në interesin tonë, të kërkojmë zgjidhje, pra autonomi."

Dialog në vend të konfrontacionit, predikon Dalai Lama publikisht, dërgoi në fillim të majit të ngarkuarit e posacëm në Kinë, për të vazhduar bisedimet e ndërprera para një viti. Gjithnjë Dalai Lama ka kundërshtuar akuzat e Pekinit se ka bërë thirrje për protesta antkineze dhe dhunë.

„Ne nuk jemi antikinezë. Ne respektojmë kinezët me të vertetë, adhurojmë civilizimin e tyre dhe trashëgiminë e pasur kulturore. Dhe kinezët janë prej shekujsh fqinjët tanë. Edhe në të ardhmen duhet të jetojmë krah për krah. Prandaj është shumë shumë e rëndësishme, që të zhvillojmë një qëndrim miqësor ndaj njëri tjetrit."

Dhe Dalai Lama kundërshton dyshimin, se do t´i bojkotojë lojërat olimpike në Pekin. „Si komb i vjetër më popullsinë më të madhe Kina e meriton që jetë nikoqir i lojërave olimpike. Këtu nuk ka ndryshuar asgjë as kriza e TIbetit. Lojërat olimpike do të zhvillohen."

Kriza e Tibetit e bëri më të brengosur 72 vjeçarin që zakonisht në dukje është i hareshëm dhe i qeshur. Buzëqeshja e tij ishte që pushtoi opinionin, karizma e tij. Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14, është i respektuar në shumë pjesë të botës. Përtej kufinjve të fesë. Kjo sjell nganjëherë fryte të cuditshme kujton Dalai Lama një udhëtim në Australi.

„Dikush më quajti atje një të krishtetë të mirë. Të gjithë miqtë e mi spiritualë të krishterë, muslimanë, hinduistë – më shohin si vëlla të vertetë.Unë e shoh këtë si reagim pozitiv ndaj qëndrimit tim."

Nuk ka rëndësi përkatësia fetare, është kredoja e Dalai Lamës, por vlerat njerëzore si dashuria, spiritualiteti dhe përkushtimi. Ky mesazh përhaqet në shumë vizita jashtë shteti, edhe në Gjermani, ku ai ka shumë simpatizantë. Udhëheqësi i budistëve tibetianë paraqitet i thjetshtë, e vë në pikëpyetje edhe rolin e tij. Nqs tibetianët do të mund të jetonon të lirë në vendin e tyre, ai është i gatshëm t´ia dorëzojë pushtetin një qeverie demokratike, thekson ai vazhdimisht. Atëherë ai Dalai Lama i 14 do të ishte i fundit.

„Nëqoftëse institucioni i Dalai Lamës pas më shumë se katërqind vjetësh do të përfundonte me mua, do të isha i lumtur. Sepse ndoshta unë nuk isha Dalai Lama më i mirë, por as edhe më i keqi – një Dalai Lama deri diku normal. dhe një njeri deri diku i mirë."

DW.COM

  • Data 15.05.2008
  • Autor Christoph Heinzle / Shillong (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0oY
  • Data 15.05.2008
  • Autor Christoph Heinzle / Shillong (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0oY