1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një Turqi plot vetësiguri e pret kancelaren Merkel gjatë vizitës zyrtare në Ankara

Në fundjavë kancelarja Merkel fillon një udhëtim dyditor në Turqi. A ekziston mundësia e hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet gjermano-turke si "shenjë e vullnetit të mirë"?

ARCHIV - Die türkische Staatsflagge (l) weht neben der EU-Fahne in Istanbul (Archivfoto vom 07.10.2005). Unter dem Eindruck neuerlicher Spannungen im deutsch-türkischen Verhältnis kommt Kanzlerin Merkel am Montag (29.03.2010) in Ankara mit Ministerpräsident Erdogan zusammen. Auf dem Programm steht eine Reihe brisanter Themen. Dazu gehören die schleppenden Beitrittsverhandlungen zwischen der Europäischen Union und dem NATO-Partner Türkei, die Lage in der Region mit Blick auf den Iran und Israel sowie der schwierige Versöhnungsprozess der Türkei mit Armenien. Foto: Matthias Schrader dpa (zu dpa 4011 vom 28.03.2010) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Symbolbild EU Türkei Flagge

"E sëmura" e Bosforit prej kohësh është shëruar. Më shumë se kaq, për shkak të sukseseve ekonomike dhe prestigjit gjithnjë e më të madh ndërkombëtar të Turqisë, kancelaren gjermane Angela Merkel e pret një kryeministër turk Rexhep Taip Erdogan me shumë vetëbesim. Këtë qëndrim duket se e ka forcuar profecia e fundit e komisionerit të BE-së për energjinë, Günther Oettinger, sipas të cilit duket se Gjermania dhe Franca do t'i luten "në gjunjë" Ankarasë të anëtarësohet në BE.

Mundësia e hapjes së një kapitulli të ri si "shenjë e vullnetit të mirë"

Me më pak patetikë, por në të njëjtin drejtim shkojnë edhe deklaratat e politikanit kristiandemokrat, Ruprecht Polenz. Kryetari i Komisionit të Bundestag-ut për Marrëdhëniet me Jashtë kërkoi hapjen e një kapitulli të ri në negociatat e anëtarësimit me Turqinë, pavarësisht bllokadës së Qipros, "me qëllim që të dyja palëve t'u mundësohet një diskutim sistematik."

Turqia refuzon me këmbëngulje që unioni doganor me 10 anëtarët më të rinj të BE-së ta zgjerojë edhe me një vend tjetër, me Republikën Qipriote. Kjo do të nënkuptonte që anijet qipriote dhe avionët të futeshin pa problem në portet dhe aeroportet turke. Turqit janë shumë të pakënaqur që deri më tani nga negociatat e hapura me BE-në, vetëm 13 nga 35 kapituj janë hapur, dhe vetëm një prej tyre, ai për shkencën dhe hulumtimet është përmbyllur.

Nga ana tjetër rritja e rëndësisë gjeostrategjike të Turqisë në pikëprerjen mes Europës dhe Lindjes së Mesme - e shoqëruar me hovin ekonomik- për të cilin shtetet e BE-së vetëm mund të ëndërrojnë - është arësyeja për forcimin e vetëbesimit turk. Megjithëse rritja e jashtëzakonshme ekonomike e viteve 2010 dhe 2011 me shifra 9,2 dhe 8,5 nuk u përsërit në 2012 - pasi rritja në këtë vit ishte vetë 4% - duhet thënë se kriza e euros dhe konflikti në Siri nuk sollën pasoja me efekt të gjatë për ekonominë turke.

Por nuk pritet që Merkeli të ndryshojë pozicion nga ideja e një partneriteti të privilegjuar me Turqinë, si alternativë ndaj anëtarësimit. Megjithatë si në mediat turke ashtu ehe në ato gjermane shihen si të mundshme "sinjalet pozitive", pasi edhe presidenti francez Francois Hollande e vlerësoi si të mundur hapjen e një kapitulli të ri negociimi për politikën rajonale.

Pikat e grindjes: Vizat dhe pasaporta e dyfishtë

Por më shumë se procedurat e anëtarësimit, turqit janë më të interesuar për tema më delikate si detyrimi i vizës dhe pasaporta e dyfishtë. Deklaratat e Merkelit në këtë pikë priten me shumë interes. Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich ka përjashtuar para dy javësh mundësinë e heqjes së vizave për qytetarët turq që duan të hyjnë në Gjermani.

Edhe çështja e pajisjes me dy pasaporta për turqit që jetojnë në Gjermani nuk duket se do të gjejë zgjidhje. Vëzhguesit thonë se këto nuk bëjnë pjesë në axhendën e Merkelit në Ankara. Erdogani i habiti turqit në tetorin e shkuar në Berlin, kur tha se ata duhet të përpiqen për më shumë integrim dhe të pranojnë kulturën gjermane, duke njohur Gëten dhe Kantin. Më parë kryeministri turk kishte kritikuar ashpër politikën e integrimit gjerman dhe kishte paralajmëruar nga asimilimi, që për të "ishte krim kundër njerëzimit".

Në debatin për vizat Turqia do të kritikojë procedurat e gjata burokratike edhe për vetë njerëzit e biznesit që duan të investojnë në Gjermani. Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtëm turk ka bërë fjalë për "një trajtim të turpshëm" të vendit të tij" si kandidat anëtarësimi. Merkel, sipas vëzhguesve do t'i referohet negociatave në zhvillim mes BE-së dhe Ankarasë dhe do të përjashtojë një qëndrim të veçuar të Gjermanisë. Por edhe Turqia nuk do të bëjë premtime zyrtare për ripranimin e refugjatëve të kthyer nga Greqia, pa marrë në këmbim diçka për vizat.

Bashkëpunim intensiv në mbrojtjen nga terrorizmi

Një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit gjermano-turk është angazhimi i përbashkët kundër ekstremizimit fetar ose politik si edhe kundër terrorizmit ndërkombëtar. Nga qarqet gjermane të sigurisë thuhet se bashkëpumimi funksionon, por ka nevojë për përmirësime. Për koordinimin më të mirë në luftën kundër terrorit pritet që të arrihet një marrëveshje, sipas së cilës ministrat e Brendshëm të të dy vendeve të takohen dy herë në vit për konsultime.

Bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe zgjerimi i tregtisë dhe transferimit të teknologjisë do të shtrohen për diskutim në Këshillin Ekonomik Gjermano-Turk në Ankara, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit nga ekonomia gjermane që shoqërojnë kancelaren. Por edhe Siria, Irani dhe Lindja e Mesme do të jenë tema diskutimi të Merkelit në Ankara. Vizita e kancelares gjermane Merkel fillon me një qëndrim të shkurtër tek trupat gjermane, që shërbejnë në kufirin siriano-turk, pas dislokimit të raketave Patriot.