1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Një tjetër ngjarje e madhe në procesin e normalizimit - Medvedev viziton Poloninë

Vizita e presidentit rus Medvedev në Poloni do të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve historike mes dy vendeve. Por në anën e konservatorëve ka rezerva për këtë.

default

Pamje nga Varshava

Tetë vjet kanë kaluar që kur një president rus ka vizituar Varshavën. Ai ishte Vladimir Putin dhe Polonia ishte atëherë anëtarja më e re e NATO-s dhe një favorite e mundshme për një vend anëtar në Bashkimin Evropian. Një zhvillim që Moska natyrisht e shihte me dyshim. Marrëdhëniet mes dy vendeve konsiderohen ndërkaq të shtendosura. Për ministrin e Jashtëm polak, Radolav Sikorski, vizita e Medvedevit është një dëshmi për atë që polakët dhe rusët janë në rrugë të mbarë të afrimit dhe pajtimit.

"Në qoftë se fqinjët tanë na vizitojnë pas shumë vitesh në nivel presidentësh, atëherë kjo është një tjetër ngjarje e madhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve polako-ruse. Dhe që presidenti vjen disa ditë pas rezolutës vendimtare të Dumës së shtetit në të cilën u dënua qartë masakra e Katynit tregon se sa seriozisht është menduar udhëheqja ruse për këtë vizitë".

Duma ruse dënon masakrën e Katynit

Para një jave e gjysmë, parlamenti rus e kishte dënuar zyrtarisht vrasjen e më shumë se 20.000 ushtarëve dhe civilëve polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në rezolutë për herë të parë u theksua në mënyrë të qartë inkriminimi i Stalinit Pas luftës, sovjetikët i kishin mohuar si të paqena krimet e nacionalsocialistëve për dekada të tëra. “Ne i shtrijmë popullit polak dorën e pajtimit”, thuhet në fund të deklaratës të cilën opozita polake megjithatë nuk shkon kaq larg.

Politikani nacionalkonservator Marek Kuchcinski tha: "Për Poloninë kjo është shumë pak, ne këtu presim më shumë se një deklaratë, një pohim për krimet e gjenocidit dhe gjithashtu një kompensim përkatës për të afërmit e viktimave, të cilët u vranë në Katyn dhe në vende të tjera të Rusisë".

Konservatorët nuk kanë besim te rusët

Kreu i Partisë konservatore, Jaroslav Kaczynski, nuk i beson më rusët për këtë. Edhe për faktin, sepse hetimet pas tragjedisësë avionit në Smolensk po ecin tepër ngadalë. Më 10 prill të këtij viti humbën jetën presidenti polak Lech Kaczynski dhe 95 personalitetet më të larta të Polonisë gjatë uljes së avionit në Smolensk.

Në përpjekje për të mistifikuar edhe më tej vdekjen tragjike të vëllait të tij binjak, Kazhynski ka shpërndarë teori të turbullta komplotiste sipas të cilave qeveria e Tusk-ut është bashkëfajtore e katastrofës së Smolensk-ut.

"Si president vëllai im para udhëtimit ishte i neveritshëm, iu bënë sulme të dënueshme morale. Kush i sheh ndryshe rrëzimin e avionit dhe sulmet, ai gabon. Për ne këto gjëra janë të lidhura së bashku".

Jo të gjitha problemet zgjidhen me shkop magjik

Polakët shpresojnë që presidenti i Rusisë Medvedev sjell me vete dokumente të reja informative për ngjarjen e Katyn-ës dhe po ashtu të rrëzimit të avionit në Smolensk. Presidenti Bronislav Komorovski paralajmëroi para pritjeve shumë të mëdha:

"Jo të gjitha problemet do t'i zgjidhim në mënyrë të mrekullueshme si me shkopin magjik. Kjo kërkon jo vetëm një politikë të pajtimit, por edhe një politikë që vendos parakushtet që një pajtim dhe bashkëpunim të bëhet në përgjithësi me besueshmëri".

Autor: Ludger Kazmierczak / Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 06.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QQkU
  • Data 06.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QQkU