1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një thesar që duhet mbrojtur - një jetë kushtuar breshkave

Dy ambjentalistë në Qipro i kushtohen ruajtjes së një thesari. Breshka Caretta Caretta rrezikohet të zhduket. Ajo ndodhet nën mbrojtjen ndërkombëtare përmes konventës së Uashingtonit për mbrojtjen e llojeve.

Fromacione të çuditshme shkëmbore, rërë e imët dhe hapësira pafund si në shumë plazhe të botës, megjithatë brigjet në gjirin Lara perëndim të Qipros kanë diçka krejt të veçantë. Nën rërën e këtij plazhi gjenden të mbuluar thesarë. E Myroulla Hadjichristoforou dhe burri i saj Andreas Dimitropoulos i kanë kushtuar jetën kërkimit dhe ruajtjes së këtij thesari në këtë plazh. Eshtë mjeshtëri e veçantë të gjesh nën rërë atë çfarë ata kërkojnë: foletë e breshkave. Ambjentalisti Andreas Dimitropoulos shpjegon, se „Rëra mbi fole është e butë, përreth anë e mbanë është e fortë. Natyrisht ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse nuk duam t'i pishim vezët.“

Për këtë arsye ata gërmojnë me shumë kujdes për tek foleja - ata pak turistë që lëvizin në këtë plazh bëhen kureshtarë dhe i shohin ata. Që të dy e dinë mirë, se çfarë bëjnë. Që prej 35 vjetësh ata kujdesen për breshkat e Qipros Caretta Caretta. Ndonjëherë ata shpëtojnë disa syresh, që nuk janë në gjendje të dalin me forcat e veta nga rëra. Andreas thotë, se nga një fole që ata gjetën kanë dalë „njëqind e tetë bebe nga vezët“, të cilat marrin rrugën për të shkuar atje ku e kanë vendin: në det. Tursiti Andrej, që e sheh këtë çast mahnistës shprehet plot emocion: “e pabesueshme, që këto breshka të vogla bëhen kaq të mëdha, gjigante – e pabesueshme.”

Por pikërisht turistët janë edhe një arsye përse Andreas dhe Myroulla kujdesen për breshkat, siç shpjegon Myroulla Hadjichristoforou: "turistët vijnë këtu, e kalojnë ditën në plazh, vendosin çadra dielli dhe shezllonë. Në një zonë të mbrojtur kjo nuk lejohet. Por autoritetet e peshkimit nuk kanë personel për ta zabtuar ligjin.“

Kudo ku ekipi i Andreas dhe Myroulla zbulon një fole, atë e sigurojnë me një mburojë. Vendet e gjetura përcaktohen me saktësi të madhe përmes GPS dhe vendosen shenja.

Kur bebet breshka dalin nga veza në rërë nis një lëvizje me nxitim, një garë me kohën, një garë për të mbijetuar. Pas 25 apo 30 vjetësh ato do të kthehen pikërisht në këtë plazh, të mbrojtura nga nata, për të lëshuar vezët në rërë. E pas kësaj ato vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë çdo 2 - 3 vjet. Ndoshta duket disi çmenduri që t'ia kushtoshj etën breshkave, por me siguri që njerëzit si Myroulla dhe Andreas janë shpresa e fundit për breshkën Caretta Caretta.