1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një territor me dy shtete apo vetëm një shtet izraelit?

Pas takimit me kryeministrin, Netanjahu u bë e qartë: Donald Trump nuk këmbëngul më në zgjidhjen me dy shtete në konfliktin e Lindjes së Mesme. Por zgjidhja me një shtet nuk preferohet nga Izraeli.

Opcioni i zgjidhjes me dy shtete të konfliktit në Lindjes së Mesme është po aq i vjetër sa vetë konflikti. Për herë të parë ajo u diskutua në Komisionin "Peel", të ngritur nga fuqia britanike që kishte mandatin në vitin 1937. Anëtarët e tij pyetën qindra palestinezë dhe hebrenj. Konkluzioni: Mes dy popujve që jetojnë në një hapësirë të ngushtë ekziston "një konflikt i patejkalueshëm". Të dyja palët nuk kishin të përbashkëta, shpresat e tyre kombëtare nuk pajtoheshin me njëra-tjetrën. Prandaj komisioni rekomandoi, se ky territor duhej të ndahej në dy shtete.

Plani qëndroi në sirtarë derisa në vitin 1947 Asambleja e OKB-së e rimori si koncept në vitin 1947, por dështoi në rezistencën e vendeve arabe, të cilat nuk donin të dëgjonin për një shtet izraelit. Lufta që pasoi në vitin 1948 kishtë një synim: sigurimin e sa më shumë territoreve - një luftë që ishte hapi i parë drejt dëbimit të palestinezëve. Pas luftës "Gjashtëditore" të Izraelit në vitin 1967, ku Izraeli pushtoi Jordanin Perëndimor dhe Jeruzalemin, zgjidhja me dy shtete u duk më e pamundur se kurrë.

Marrëveshja e Gjenevës

Ky plan u rimor sërish në vitin 1980, kur bashkësia europiane bëri fjalë për të drejtën e vetëvendosjes së palestinezëve dhe nxiti zgjidhjen me dy shtete. Por duheshin dy dekada, derisa këtë koncept ta përdorte edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së në vitin 2002. Ishte George W. Bush ai që e bëri të vetin këtë koncept, në vitin 2003 në "Marrëveshjen e Gjenevës", ishin palestinezët dhe izraelitët që negociuan për këtë plan.

Baza e afrimit ishte se PLO, Organizata për Çirimin e Palestinës do të njihte Izraelin, jo drejtpërdrejt, por të nënkuptuar. PLO u tërhoq nga ideja e krijimit të një shteti palestinez në të gjithë territorin e mandatit, dhe u kufizua me kufijtë e vendosur nga pushtimi në vitin 1967. Kësaj ideje iu bashkua edhe Hamasi, me kusht që të zhvillohej një referendum.

Palästina Israelische Siedlingsbau in Ma'ale Adumim, Westjordanland (picture alliance / newscom)

Ndërtimi i ngulimeve në Ma'le Adunim, Jordanin Perëndimor

Humbja e besimit të zgjidhja me dy shtete

Në dekadat e fundit u duk se të dyja palët i përmbaheshin zgjidhjes mes dy shtete. Por me vazhdimin e politikës së ngulimeve të reja nga ana e Izraelit, ra miratimi mes palestinezëve për këtë zgjidhje. Në vitin 2014 pak më shumë se 50% e tyre votuan kundër një zgjidhjeje të tillë. Shumë vetë besojnë, se me copëtimin e territorit nga ngulimet e reja, zgjidhja me dy shtete është realisht e pamundur. Për shkak të akteve të terrorit nga ana e palestinezëve, ra miratimi edhe ndërmjet izraelitëve.

Problematika e zgjidhjes me një shtet

Se cila do të jetë zgjidhja më e mundshme, kjo duket tani e pasigurtë. Shumica e izraelitëve e refuzojnë edhe zgjidhjen me një shtet. Kjo do të groposte identitetin e Izraelit si shtet hebraik. Sepse nëse Izraeli i merr territoret palestineze në hapësirën e shtetit të vet, do të thotë se duhet t'u njohë palestinezëve të drejtat e plota qytetare. Politologja e Universitetit të Hamburgut, Margret Johannsen konstaton në studimin e saj "Konflikti i Lindjes së Mesme", se Izraeli de facto do të bëhej një shtet binacional, dhe do të hiqte dorë nga karakteri i tij si shtet hebraik. Pikërisht këtë nuk e duan shumica e izraelitëve.

Rikthim tek zgjidhja me dy shtete? Por për shkak të ndarjes së territorit nga ngulimet, kjo duket më e pamundur. Reagimet pas deklarimeve nga administrata Trump dhe takimit të presidentit amerikan me kryeministrin, Netanjahu tregojnë se zgjidhja me dy shtete mbetet ende zgjidhja më e favorizuar në arenën ndërkombëtare.