1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një sukses i madh: fjalimi i kancelares Merkel para Kongresit

Miqësia transatlantike ishte në qendër të fjalimit të Angela Merkelit para Kongresit në SHBA. Miodrag Soric komenton.

Kancelarja Merkel në bisedë me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

Kancelarja Merkel në bisedë me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

Ishte njëri nga fjalimet më të rëndësishme që kancelarja federale gjermane ka mbajtur deri më sot. Ajo me fjalimin e saj u dha dëgjuesve mundësinë jo vetëm të dëgjojnë një pasazh nga jeta e politikanes Angela Merkel, por tregoi edhe mënyrën se si mendon ajo vetë personalisht.

Merkeli foli për jetën e saj në RDGJ mundësitë e kufizuara që ky shtet totalitar i ofroi asaj, ajo foli për rrëzimin e Murit, ashtu siç e kishte përjetuar ajo: si shans për një fillim të ri në mënyrë të veçamtë për atë vetë. Ajo përshkroi vizitën e saj të parë në SHBA në fillim të viteve 90-të. Pasazhet biografike i dhanë fjalës së saj autenticitet dhe besueshmëri.

Parlamentarët amerikanë të kongresit e dëgjonin atë të vëmendshëm. Ata u ngritën një duzinë herë për ta duartrokitur referuesen. Fjalimi pati një efekt të veçantë kur ajo iu referua vlerave të përbashkëta që lidhin amerikanët me evropianët. Kështu për shembull ajo foli për luftën për lirinë dhe se çfarë do të thotë ajo për çdo njeri, dhe se sa e rëndësishme është që të angazhohesh për këtë ende edhe sot në të gjithë botën, edhe në Afganistan. Kancelarja federale i përmbushi shpresat e auditorit kur ajo preku luftën në Azinë Qendrore. Mesazhi ishte: Gjermania i përmbahet gjithnjë besnikërisë ndaj partnerëve të aleancës dhe është edhe në kohë të vështira një partner i besueshëm. Në asnjë fjalim tjetër kancelarja nuk është shprehur kaq qartë se çfarë është për atë e rëdësishme politikisht madje që duket esenciale: ekzistenca e Izraelit nga njëra anë dhe nga ana tjetër kundërshtia ndaj Iranit për t´u lejuar të disponojë armë bërthamore dhe pikërisht sepse Teherani kërcënon Izraelin. Kancelarja theksoi me besueshmëri solidaritetin e Gjermanisë me popullin izraelit. Ajo bëri të qartë se Gjermania është e detyruar të mbështesë Izraelin. Kjo rrjedh nga historia gjermane dhe në mënyrë të veçantë nga periudha e keqe e nacionalsocializmit.

Ajo evokoi në fjalimin e saj përpara dy dhomave të kongresit, jo vetëm vlerat e përbashkëta të SHBA-së dhe Gjermanisë. Ajo bëri të qartë gjithashtu se çfarë do të thotë kjo në situatën aktuale politike. Ajo u prezantua kështu si mbesa politike e kancelarit të parë gjerman Konrad Adenauer, që në vitin 1957 pati gjithashtu nderin të flasë përpara parlamentarëve amerikanë.

Në fund ajo nuk harroi as të falenderojë SHBA. Pa solidaritetin e amerikanëve ribashkimi i Gjermanisë që filloi me rrëzimin e murit para 20 vjetësh, nuk do të kishte rrjedhur kaq pa konflikte dhe para së gjithash në mënyrë paqësore.

Në mënyrë të rafinuar kancelarja citoi presidentët amerikanë deri tek John F. Kenedi: të gjithë ata janë angazhuar për dekada të tëra për ribashkimin e Gjermanisë.

Kancelarja pati në Uashington një sukses të madh. Ajo gjeti gjatë gjithë kohës fjalët dhe tonin e duhur edhe për tema të tilla si globalizimi dhe ndryshimi i klimës. Ajo e përfaqësoi mirë Gjermaninë.

Autor: Miodrag Soric

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 04.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KOaa
  • Data 04.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KOaa