1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një skandal abuzimi trondit OKB-në

Akuza të rënda për pedofili ndaj ushtarëve francezë të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore. Fëmijët e abuzuar rrëfyen se kishin shkuar tek ushtarët, pasi kishin qenë të uritur.

Krimet e tyre janë të paimagjinueshme: ushtarë francezë të një misoni të OKB-së u kanë bërë presion dhe kanë pasur seks me fëmijë të uritur në Republikën e Afrikës Qendrore. Dyshohet se kjo ka ndodhur nga viti 2013 deri në vitin 2015. Ushtarët ishin stacionuar si trupa ndihmëse në kampin e refugjatëve të kryeqytetit, Bangui. Akuza qe mbajtur sekret për muaj me radhë prej UNHCR-së, edhe pse hetimet nga ana e Prokurorisë së Parisit ndaj ushtarëve kanë nisur që nga viti 2014 dhe po vazhdojnë. Tani, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seid Ra'ad al-Hussein, u ka kërkuar disa vendeve që hetojnë më me forcë në lidhje me akuzat për krime kundër ushtarëve të tyre në Republikën e Afrikës Qendrore. Akuzat kundër trupave të OKB-së, si vrasje e personave civilë, ekzekutimet pa gjyq, zhdukja dhe shfrytëzimi seksual i grave janë "jashtëzakonisht shqetësuese," tha Komisioneri i Lartë i OKB-së.

Në të njëjtën kohë el-Huseini e vlerësoi ndërhyrjen ushtarake të OKB-së për t'u dhënë fund luftimeve dhe masakrave të rënda dhe për shpëtimin e jetës së njerëzve në Republikën e Afrikës Qendrore. Megjithatë në disa raste ushtarët e OKB-së janë shndërruar në "hajdutë" - tha ai.

Dëshmi të "hollësishme" të fëmijëve

Një djalë tha se ai dhe fëmijët e tjerë kishin shkuar tek ushtarët, sepse kishin qenë të uritur. Disa nga fëmijët kishin qenë aq të vegjël sa ata nuk e kishin kuptuar se çfarë kishin kërkuar prej tyre në këmbim ushtarët. Një djalë, tetë apo nëntë vjeç tha se e ishte abuzuar nga i njëjti ushtarë disa herë. "Për aq kohë sa një nga shokët i kishte thënë se ajo që po bënte ai ishte shumë e keqe." Një tjetër djalë, nëntë vjeç, kujtonte se ushtarët po urinonin.

Histori të tilla për raste abuzimi seksual hetuesit e OKB-së kishin dëgjuar nga disa djem në maj dhe qershor 2014 në kampin e refugjatëve Bangui. Rreth dhjetë fëmijë duhet të kenë qenë nga dhjetori 2013 deri në qershor 2014 viktima të dhunës seksuale në aeroportin e kryeqytetit të Afrikës Qendrore, i cili mbrohej nga ushtarët francezë. Falë dëshmive të hollësishme të fëmijëve kishin qenë e mundur që ushtarët të identifikoheshin qartë. Ministria franceze e Mbrojtjes u informua në korrik 2014 nga ana e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në lidhje me akuzat ndaj ushtarëve francezë për përdhunim të fëmijëve afrikano-qendrorë.

Skandal i mbajtur fshehur

Gazeta britanike "The Guardian" njoftoi e para në lidhje me akuzat e abuzimit. Sipas saj një punonjës suedez i OKB-së u përjashtua nga detyra për shkak se ua kishte përcjellë raportin në fjalë autoriteteve franceze, pasi OKB-ja nuk kishte ndërmarrë asgjë për të ndaluar abuzimin e fëmijëve. Një zëdhënës i OKB-së në Nju-Jork konfirmoi se një koordinator i OKB-së ishte pushuar nga puna për shkak të nxjerrjes kundër rregullave të rezultateve të hetimit të OKB-së. Sipas tyre OKB-ja ka ka hetuar akuzat në pranverën e vitit 2014 - po deri tani pa ndonjë pasojë.