1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një rrugë e mesme që nuk të bind - Strategjia e Obamës për Afganistanin

Pikat kryesore të strategjisë: Trupat amerikane prej ndërkohë afro 68.000 ushtarë, do të forcohen me 30.000 të tjerë. Përforcimi do të bëhet verën e ardhshme. Një vit më vonë në korrik 2011, do të nisë pastaj tërheqja.

Trupa speciale amerikane ne Afganistan

Barack Obama është njëri i kompromiseve. Kjo është gjë e mirë. Nganjëherë rruga e mesme është alternativa më e keqe. Presidenti do të stacionojë sa më parë në Afganistan 30.000 ushtarë shtesë dhe vetëm pas një viti do t'i tërheqë përsëri. Kështu ai do t'u vijë pështat të gjithëve. Kundërshtarëve absolutë të luftës, përkrahësve të luftës dhe atyre, që duan ta zhvillojnë nga larg luftën kunder El Kaidës dhe talibanëve. Por ka mundësi që të mos kënaqë asnjërin.

Për pacifistët zgjatja e luftës edhe së paku me dy vjet është e tepërt. Kritikët e përcaktimit që më parë të një date tërheqjeje nuk do të qetësohen prej kësaj, sepse nuk dihet se sa shpejt do të bëhet tërheqja dhe korniza e ngushtë kohore, të cilën presidenti e kërkon për stacionimin e 30 000 ushtarëve, kthehet një sfidë e madhe logjistike për ushtarakët gjithsesi të mbingarkuar.

Një vit që u mbetet pastaj ushtarëve për operacionin e tyre, është kohë e shkurtër për të shkatërruar El Kaidën dhe në të njëjtën kohë për të përgatitur ushtrinë afgane dhe për të mbrojtur civilët. Këtë duket se e ka të qartë edhe presidenti, dhe prandaj ai ka lënë një deriçkë të hapur. Tërheqja tha ai varet nga rrethanat në vend. Pra data e tërheqjes nuk është menduar akoma seriozisht.

Megjithatë presidenti mbetet i vagullt në shumë pika të fjalimit të tij: Një milionë dollarë kushton stationionimi i secilit ushtar çdo vit. Asnjë fjalë për mënyrën se si do të paguhen shpenzimet për përforcimin e trupave. Fjalën për taksën e luftës, të cilën e kërkojnë shumë, presidenti nuk e zuri në gojë. Por fjala e duhur e ashpër ndaj qeverisë së korruptuar dhe joefektive afgane nuk u tha. Obama deklaroi se qeverisë afgane nuk do t'i jepet më një çek i bardhë. Por këtë ai e kishte thënë edhe në fjalimin e tij në mars, kur urdhëroi përforcimin e trupave. Që nuk ka ndryshuar asgjë, u bë më se e qartë gjatë zgjedhjeve presidenciale afgane, që u manipuluan.

Në fjalimin e tij para kadetëve të akademisë ushtarake në West Point u bë e qartë, se sa të vështirë e ka laureati i çmimit Nobel që të shkojë në luftë. Në fakt Barack Obama deklaroi gjatë fushatës elektorale për president se lufta kundër El Kaidës në Afganistan është e domosdoshme për të mbrojtur popullin amerikan. Tani ai shkoi edhe më tej dhe tha se siguria e gjithë botës është në pikëpyetje. Por një president lufte, i cili e ka me gjithë mend, mban një qëndrim tjetër dhe nuk predikon në të njëjtën kohë vlerat amerikane të paqes dhe të lirisë, të cilat nuk duhet t'ua imponojmë me dhunë kombeve të tjera. Oficerët e ardhshëm e dëgjuan fjalimin dhe duartrokitën me kortezi. Por ata nuk të krijonin përshtypjen se u bindën prej tij.

Po një gjë nuk mund t'ia heqësh Obamës: plani i tij kohor do të thotë, se ai duhet të japë llogari që gjatë mandatit të tij të parë për suksesin dhe dështimin e strategjisë së tij. Një ndryshim themelor nga paraardhësi i tij, i cili i la në derë vështirësi, të cilat Barak Obama duhet të përpiqet t'i zgjidhë tani.

Autor: Christina Bergmann
Redaktor: Pandeli Pani

DW.COM

  • Data 02.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KnlS
  • Data 02.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KnlS