1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Një proces jo transparent dhe i mbyllur

Sjellja e partive kryesore në Shqipëri, PD dhe PS, me listat e deputetëve tregon për mungesën e demokracisë brenda tyre.

Hartimi i listave për kandidatët për deputetë jo i hapur dhe transparent për median dhe publikun

Hartimi i listave për kandidatët për deputetë jo i hapur dhe transparent për median dhe publikun

Dy partitë kryesore në Shqipëri, PD dhe PS, shfrytëzuan çdo limit kohor për prezantimin zyrtar të listave për kandidatët e tyre për deputetë. Hartimi i listave ka qënë një prej çështjeve më të përfolura por dhe të kritikuara në mediat shqiptare.

Hartimi i listave të kandidatëve rreth i mbyllur

Për drejtorin e gazetës "Albania" Ylli Rakipi,

Ylli Rakipi

Ylli Rakipi

ky proces nuk ka lënë shije të mirë tek publiku apo tek çdo i interesuar që listat të jenë sa më cilësore. "Duket një proces jo transparent, një proces i mbyllur, që duket si detyrim i kryetarit të partisë. Ashtu si është bërë edhe ligji përkatës. Pra dy partitë kryesore po i përgjigjen këtij kriteri duke bërë një rreth të mbyllur për të realizuar objektivat që ata kanë. Duke mos qënë një proces transparent, nuk mund të na sjellë një rezultat normal të pritshëm pas afër 20 vjet demokraci në Shqipëri".

Edhe kryeredaktori i të përditshmes "Standard", Sami Neza, e vlerëson si jo transparent për publikun procesin e përzgjedhjes së kandidatëve nga dy partitë kryesore. Duke folur për radion "Deutsche Welle" ai vë re se brenda forumeve çdo gjë ka qënë e hapur dhe debatuese, por kjo nuk ka ndodhur me median dhe me publikun. "Arsyet se përse funksionon kështu janë të ndryshme, por mendoj se dy janë më kyresoret. Së pari mungesa e transparencës për publikun dhe median ka ardhur për të shmangur, si thonë përfaqësuesit e politikës, sa më shumë ndërhyrjet dhe aplikimin e konfliktit të interesave në përzgjedhjen e kandidatëve. Së dyti, ndoshta që zyrtarët e lartë të partive t'i krijonin vetes një lloj komoditeti për të seleksionuar ata njerëz me të cilët mendojnë se do të sigurojnë fitoren gjatë kësaj fushate elektorale".

Cilësia e parlamentit të ardhshëm

Sami Neza thotë se nuk ka pritur surpriza nga listat e dy partive kryesore politike, pasi pjesë përbërëse e tyre janë "ata protagonistë që kanë zhvilluar fushatën paraelektorale. Ata janë anëtarët e kryesisë qëndrore si dhe elementë të spikatur që kanë afruar dy drejtuesit e partive Berisha e Rama".

Sami Neza

Sami Neza

Kryeredaktori i të përditshmes "Standard" parashikon një kualitet më të lartë të parlamentit të ardhshëm, në raport me të këtij mandati që po mbyllet. Kurse Ylli Rakipi, drejtori i gazetës "Albania", shprehet me skepticizëm për cilësinë e parlamentit që do të formohet pas 28 qershorit të këtij viti. "Nuk e besoj që ky do të jetë një parlament më cilësor. Të ashtuquajturit "të fortë" në këtë vend, pritet që të mos u mungojnë listave të dy partive kryesore, PD-së e PS-së. Po kështu dhe në partitë dytësore kjo kategori do të jetë prezente. Do të kemi të njëjtën pamje me parlamentin e dikurshëm, për të mos thënë dhe më të përkeqësuar. Ligjëvënsësit do të jenë përgjithësisht kualitete të dobta".

Demokracia e brendshme e partive lë për të dëshiruar

Sa i takon funksionimit të demokracisë së brendshme në dy partitë kryesore, Sami Neza i gazetës "Standard" shprehet hapur se ky element lë për të dëshiruar. "Tek PD ne jemi mësuar të shikojmë modelin e partisë së liderit, që është normale jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende me demokraci të zhvilluar. Ndërsa tek PS sapo ka filluar të shikohet modeli i partisë liderit. Më përpara në këtë formacion nuk ka ekzistuar një gjë e tillë. Ishte deri diku një parti që ka ekzekutuar demokraci brenda vetes, por nuk e ka ekzukutuar këtë demokraci në qeverisje ose në publik".

Edhe për analistin Ylli Rakipi demokracia brenda formacioneve kryesore politike vazhdon të ketë probleme, pavarësisht si thotë ai, që shitet ideja sikur tashmë ka më shumë demokraci brenda radhëve të tyre. "Një argument për këtë është dhe procesi që ato po zhvillojnë për përcaktimin e listave të kandidatëve për parlamentin e ardhshëm", thotë Ylli Rakipi, drejtor i gazetës "Albania".

Autor: Arben Muka
Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 23.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HvmD
  • Data 23.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HvmD