1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Një pranverë e shkurtër reformash

Liri mbledhjeje, liri shtypi, liri udhëtimi - në vitin 1968 Aleksandër Dubçeku u përpoq ta reformojë sistemin politik të Çekosllovakisë. Por Moska ndërhyri.

Pamje nga shtypja e revoltave të Pragës, 20-21 gusht 1968

Pamje nga shtypja e revoltave të Pragës, 20-21 gusht 1968

Në fakt, Pranvera e Pragës filloi që në dimër. Më 5 janar 1968, në krye të Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, e cila qeveriste vendin vjen Aleksandër Dubçeku. Paraardhësi i tij, Aleksandër Novotni nuk e kishte gjendjen më nën kontroll, që kur në verë të vitit 1967 studentët dhe intelektualët kishin nisur të protestonin kundër politikës së tij.

Dubçeku ishte reformator. Ai vërtet nuk donte ta eleminonte socializmin, por donte ta bënte atë më liberal: liri shtypi, liri mbledhjeje, liri udhëtimi, reforma ekonomike. Këto plane përmblidhen në një plan veprimesh, i cili miratohet më 5 prill 1968. Por shtetet aleate komuniste të Traktatit të Varshavës reagojnë me mosbesim duke bërë presion.

Në mes të qershorit, në Çekosllovaki kryhet një manovër ushtarake e trupave të shteteve të Traktatit të Varshavës. Manovra ishte parashikuar që prej shumë kohësh për në fund të vitit, por BS kërkoi dhe arriti që ajo të kryhet me herët. Qeveria e Pragës është dakord, ajo betohet se megjithë reformat dëshiron të jetë edhe më tej anëtare e Traktatit të Varshavës. Por kursi reformator ka zhvilluar një dinamikë të vetën. Intelektualë të shquar, shkencëtarë dhe sportistë botojnë më 27 qershor "Manifestin e 2000 fjalëve".

Në të ata kritikojnë sistemin komunist në vetvete, e shajnë udhëheqjen e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë si jo kompetente dhe e akuzojnë atë për korrupsion. BS është i mendimit se Partia Komuniste në Pragë po e humbet kontrollin. Në mes të korrikut, BS e paralajmëron qeverinë e Pragës: nuk do të pranohet, një largim i Çekosllovakisë nga bashkësia socialiste. Qeveria e Pragës i hedh poshtë kritikat, por nuk pushon së reformuari.

BS nis manovra ushtarake në kufijtë e tij me Çekosllovakinë. Deri më 20 gusht qeveria e Pragës përpiqet t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë diplomatike, por më kot. Më 20 gusht 1968, trupa të BS, Polonisë, Hungarisë dhe Bullgarisë kalojnë kufijtë e Republikës Socialiste Çekosllovake.

Bildgalerie Prager Frühling 1968

Demonstrues të rinj mbajnë rrugëve të Pragës një flamur të zhytur në gjak. (21.08.1968)

Reporterët informojnë:

"Ndërhyrja ushtarake i gjeti fare të papërgatitur komunistët reformatorë"

"Qindra qytetarë bllokojnë me trupat e tyre hyrjet për në shtëpi. Thirrje drejtuar Dubçekut"

"Grupe të rinjsh udhëtojnë me kamionë të hapur nëpër Pragë dhe tregojnë një flamur të zhytur në gjak. Megjithatë duket se sekretari i partisë i internuar, Dubçek dhe udhëheqja e partisë së tij duan t'i eleminojnë menjëherë luftimet në rrugë."

"Demonstruesit protestojnë duke kërcyer mbi tanket sovjetike dhe duke vendosur mbi to flamuj çekosllovakë."

Aleksandër Dubçeku dhe politikanët e tij reformatorë arrestohen dhe nënshkruajnë në fund të gushtit në Moskë një protokoll. Në të ata shprehin detyrimin që t'i anullojnë reformat, të rifusin censurën dhe që të pranojnë stacionimin e trupave sovjetike. Pranvera e Pragës merr fund.

  • Data 20.08.2008
  • Autor Marlin Shaum
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F1mY
  • Data 20.08.2008
  • Autor Marlin Shaum
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F1mY