1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Një polic qëllon ndaj një sulmuesi në Notre Dame - Sfondi i paqartë

Një polic qëlloi para katedrales Notre Dame një sulmues. Këtë e konfirmoi policia të martën (06.06) për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.

Në sheshin para katedrales ndodhen zakonisht shumë turistë, dorasi i pandehur ka qenë i armatosur me nje çekiç dhe është përpjekur të sulmojë nëpunësit e policisë, njofton televizioni BFMTV duke iu referuar Ministrisë së Brendëshme. Pas kësaj policia ka hapurzjarr ndaj tij. Pas ngjerjes seksioni i antiterrorit të Prokurorisë së Parisit ka nisur hetimet. Këtë e komunikoi prokuroria. Sipas njoftimeve sulmuesi është plagosur. Sfondi i ngjarjes është ende i paqartë. 

Në twitter policia vuri në dukje, se ndodhet në veprim në zonën e katedrales. Ajo bëri thirrje që mundësisht të evitohet kalimi në këtë zonë. Kuartieri është rrethuar.

Mbetet e hapur nëse ky akt ka sfond terrorizmin. Franca që prej rreth dy vjet e gjysmë është tronditur nga një seri e pashembullt terrori, prej nga kanë gjetur vdekjen deri tani gati 240 vetë. Forcat e rendit kanë qenë disa herë në shënjestër të sulmeve. Në mes të prillit një polic u vra në bulevardin e Parisit Champs-Élysées nga një atetantor.

Në Francë është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme që pas sulmeve të 13 nëntorit 2015. Sipas planeve të qeverisë gjendja e jashtëzakonshme do të shtyhet deri në fillim të nëntorit.