1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Një pasojë afatgjatë e shekullarizimit në Gjermani

Edhe 200 vjet pas shpronësimit të kishave në Gjermani, shteti vazhdon t'u paguajë atyre dëmshpërbim në formë pagesash vjetore.

Dy kishat e mëdha në Gjermani, kisha katolike dhe ajo protestante, marrin çdo vit prej shtetit dhe landeve rreth 420-480 milionë euro. Shifrat e sakta nuk dihen. Këto para që paguhen nga arkat e shtetit lidhen me një vendim të vitit 1803, kur pas bashkimit të principatave gjermane në një shtet dhe shekullarizimit të tij, ky i shpronësoi kishat duke u marrë tokat dhe pasuritë dhe duke u premtuar si shpërblim shuma vjetore parash, ndër të tjera për rrogat e klerikëve. Edhe pse që nga koha e bashkimit të principatave gjermane kanë kaluar shumë vjet dhe Gjermani ka pasur forma të ndryshme shtetërore, në të drejtën e kishave për dëmshpërblim, nuk ndryshoi asgjë.

Hap i padiskutueshëm

Që në kohën e Republikës së Vajmarit në 1919 është hedhur ideja e reformimit të këtij sistemi, por deri tani nuk është bërë asgjë. Ekspertët kane përllogaritur se që nga themelimi i Republikës Federale të Gjermanisë taksapaguesit gjermanë u kanë paguar kishave rreth 15 miliardë euro.

Disa politikanë, sidoms të partive E Majta , të Gjelbrit dhe FDP kërkojnë në mënyrë të përsëritur që këtyre pagesave t'u jepet fund. Politikani i partisë e Majta Raxhu Sharma beson se sot ky hap "është i padiskutueshëm" dhe se e diskutueshme është vetëm rruga se si mund të arrihet ky qëllim.

Propozim në vesh të shurdhër

Bundestagsabgeordnete mit Migrationshintergrund Flash-Galerie

Raxhu Sharma

Gjithësesi kur Sharma paraqiti në Bundestag para disa muajsh një projekt-ligj në lidhje me ndryshimin e të drejtës së kishave për dëmshpërblim, ky ra në të gjitha partitë e tjera në vesh të shurdhër. Partitë konservatore CDU/CSD, partia socialdemokrate SPD dhe ajo liberale FDP nuk lejuan madje as edhe mbajtjen e një seance dëgjimi në Parlament.

Deputeti i së Majtës Raxhu Sharma shpjegoi në një intervistë me Deutsche Welle-n, se sugjerimi i tij për të gjetur një rrugë të mesme që kishat të mund të përshtaten me humbjen e të ardhurave është që landet të vazhdojnë t'u paguajnë para kishave edhe për edhe dhjetë vjet të tjerë. Pas kësaj kjo gjë do të marrë fund.

Kishat të gatshme për bisedime

Me sa duket mosndërmarrja e asnjë hapi në këtë drejtim, nuk lidhet me vetë kishat. Këshilli i Peshkopëve të Kishës protestante Gjermane (EKD) është i gatshëm për bisedime në këtë drejtim, sidomos pas aferës për ipeshkvin katolik të Limburgut. Ipeshkvi i Limburgut ka shpenzuar për rezidencën e tij të re më shumë se 31 milionë euro nga paratë e mbedhura nga taksat dhe që shteti i paguan kishës.

Rheinische Präses Nikolaus Schneider

Nikolaus Schneider

Gjithësesi shefi i EKD-së Nikolaus Schneider tha, se është gabim të thuhet se pagesat për kishën duhen hequr të tëra pa kushte, sepse pasojat e se shekullarizimit kanë kohë që janë paguar.

Politikanët mendojnë në cikle katër-vjeçare

Mos do të thotë kjo që kishat mendojnë se që të ndryshojë sistemi i pagesave vjetore, është e nevojshme pagesa e një shume të madhe njëherësh? Thomas Begrich ekspert për financat në EKD, tha për DW se ai nuk do të përzihet në spekulime për këtë dhe se sa e lartë mund të ishte kjo shumë që do të duhej të paguhej njëherësh, por se me sa duket shkaku se përse politikanët janë të tërhequr është se "kjo shumë do të ishte tepër e lartë, sa që politikanëve tanë që mendojnë në cikle katër-vjeçare, u vjen më për shtat sistemi i deritanishëm."

Raxhu Sharma mbetet deri tani politikani i vetëm që ka paraqitur një projekt-ligj për për pasgesat e shtetit për kishën. Ai vetë nuk është më deputet në parlamentin e ri në Berlin, por mendon se pas aferës me peshkopin e Lumburgut, për këtë çështje do të ketë diskutime.